MES LIRIKAVE QË DINË TË FLASIN ME GJUHËN E SHPIRTIT / Nga: Rami KAMBERI

MES LIRIKAVE QË DINË TË FLASIN ME GJUHËN E SHPIRTIT

 

Nga: Rami KAMBERI

“Muzgu e hodhi vellon e tij
dhe qyteti ra në qetësi
zogj e pemë kanë rënë të flenë
dhe ti në ke rënë të flesh tani s’e di
E bardha ditë u err
natës ju fal me gjithçka…Sikur dita natës të të falte tek unë
e në mëngjes le të të rrëmbente përsëri
do isha më e fatlumja në botë
në ëndrrat e mia do futeshe ti
…….
Muzgu e hodhi vellon e tij
dhe qyteti ka rënë qetësi “Brenda kopertinave të një libri, ku poezitë vetë flasin, jam i vetëdijshëm se nuk duhet asnjë fjalë më tepër apo koment, se atë që e thonë vetë poezitë, por, nuk mundesha që të rija pa e thënë të paktën natyrën e mendimit tim për lirikat e poeteshës Alma Xani-Ademi, e cila më librin “ Zgjim vegimi” të detyron, që të paktën ta thuash atë që e meriton një lirikë, e cila të rikthen në kujtesën e historikut të poezisë shqipe, që lirshëm ta kujtojnë natyrën e poezive të penave si ato të viteve shtatëdhjeta, që lartësuan piramidën e lirikës shqipe në shumë drejtime, duke ia dhënë natyrën lirikës shqipe me një lulëzim tjetër fare nga ato, që ecnin mes romantizmit dhe realizmit, që për motiv, kishin llojllojshmërinë e natyrës shqiptare, për të mbetur mes temave:
• atdhe,
• liri,
• vdekje etj.
Pra, poezia në fjalë, e poeteshës Alma Zani-Ademi, shikuar sipas këndvështrimit tim, nuk ngjason si gjithnjë në praktikën dhe metodën time të studimit apo vështrimeve, ngase duke u nisur nga pozita si një lexues i thjeshtë e dashamirës i poezisë, menjëherë e vëren se vetë poezia shprehet me një kuptim modest, larg komplimenteve endacake, apo lajkave të fjalës për një zbukurim, që mundohet të flet me filozofi fjale e jo poezi, pra, do të thosha sikur brenda një pikturës kur ka nevojë që ndonjë ngjyrë të jetë më e dukshme se të tjerat, që ta ketë fjalën apo dominimin mbi faqen e pikturuar.
E them këtë jo për të lartësuar nivelin artistik të poezisë, por për të thëne se duke i lexuar këto reshta margaritar, të zgjedhura si ajkë e mendimit letrar, rreth një poezie të hapur, që të paralajmëron se me poezitë në fjalë mbi të gjitha qëndron një penë e artë, që nuk resht, nuk mplaket, por gjithnjë e rinovuar ecë drejtë lirikave, që duan të japin shpirt mes jetëve, që duan ta jetojnë kohën me dashuri.
Ndaj, poezia e poeteshës Alma Zani–Ademi, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në mjeshtërinë artistike, arrin që të dëshmon se edhe më tej poezitë e kësaj natyre janë poezi më me zë, krahas penave e talenteve të reja brilante, që nuk na lejojnë që t’i lemë në haresë të artit të të shkruarit-poezi, dhe stilin, që do të thosha se është një stil me një natyrë të veçantë, që poeteshën e bënë me një emërtim, si: nderi e krenaria e letërsisë sonë mbarëkombëtare e bashkëkohore, e cila e meriton të qëndrojë, në piramidën e letërsisë shqipe, si emër i veçantë.
Zgjim vegimi
Kështu që, lirshëm mund të themi se poetesha Alma Zani–Ademi është njëra nga lirikët më të spikatur të kohës sonë, madje si rrallëkush, ajo e sfidon edhe kornizën poetike, që shumë poet mbeten brenda kësaj kornize. me mendimin se: i qëndrojnë besnik të kaluarës poetike mes nesh.
Sa për dëshmi, për atë që u lartë shënua, po e shfaqim poezinë “Vajzës time”, poezi, që dëshmon se si duket dashuria e nënës, në kuptimin poetik, ashtu si buron nga shpirti e zemra e një nëne:
“Kaltërsia e qiellit,shkëlqeu sytë e tu
E dielli…
Dielli t’i mbështolli flokët me magjinë e tij
E hëna të mos mbetet prapa…ta fali bukurinë
E unë …
Unë mrekullohem”
Jam i mendimit, se: poezia në fjalë, si gjini në vete, dëshmon se poetesha e ka lëvruar himnin, odën, idilin, elegjinë, etj., që i takon një nëne, për një lindje ose më mirë thënë për një jetë të re:
“Unë kam ç’do gjë
dhe s’kam asgjë
të drejtën për të pasur
të drejtën për të mos pasur
nuk ma hiqni dot
engjëjt m’i kanë larguar djajtë
Ç’ju a ngushton shpirtin o njerëz
pse fshiheni nën petkun e shejtanit?! “
Më tej, poezia e poeteshës, nuk mbetet thjeshtë brenda dashurisë familjare, por, ajo shtrihet edhe mes dashurisë njerëzore, si një rikthim nga e keqja kah lumturia, mu kështu siç na e shfaq tek poezia “ Etyd”, që na duket si një fushëbetejë mes djallit e engjëllit, brenda shpirtit të njeriut, që herë-herë na duket se vetë njeriu e shpirti i tij, është, me dukjen shejtan apo djall.
Po, shihet edhe më qartë brenda poezive, se: njeriu është edhe luftëtari, që kërkon të drejtën të ketë apo të mos ketë lirinë e asaj që e ushqen shpirtërisht dhe fizikisht, për ta mbijetuar kohën.
“Kam mall për ty
malet e lartë kanë hyrë në mes
rrugët e ngrira dhe sythet e çelura
më pengojnë të të shohKam mall për ty
era më sjell pranë përkëdheljen tënde
e qielli i ngrirë sikur ndjell diçka të keqe
Ç’paradoks !
………
Kam mall për ty
dhe përpiqem të të thërras përmes mallit
Të thërras,
heshtje misteri,
je larg,
Të thërras…
Kam mall për ty”
Po si do ta shikonim poezinë në fjalë, që mban titullin “Kam mall për ty”, që në shikim të parë duket si një thirrje për një vend ose si vendlindje, që gjithmonë i kushtohen poezi, por, poqë se e shikojmë përtej asaj që e shënjuam, na duket edhe si mall për një dashuri jetike, dashuri, që mbetet si kujtesë në jetën e çdo njeriu, që ka qenë i dashuruar ose ka ditë të dashuroj.
Vërtet është shumë vështirë që të themi se gjer ku shkojnë kufijtë e njohjes mes poezisë dhe perceptimet e poeteshës, që së fundit ind edhe dashurinë me vetë ndjesitë më të thella shpirtërore të poetes, që mbetet një e panjohur, që reflekton si ndikim mbi dashuri dhe jetë, pa ngjyrimet e të cilit nuk do kishte as rizgjime të mëdha agimesh dhe as perëndim të largët të muzave, që poezisë i japin natyrë të veçantë, për gjeografinë shqipe.
Kështu që, padashur na lind shenjtërimi i fjalës, dashuri dhe, mesazhi i thellë i transmetuar nga thellësia e shpirtit, që e bën artin poetik përherë e më befasues, përherë alternuar me zanafillën e lindjes dhe, përherë e më mistik në deshifrimin e kuptimeve dhe ideve të mëdha, që përçohen në kaq pak fjalë, ku sikurse është vetëm forma e saj dhe e ndërtimit dhe, struktura e poezisë.
Pra, poetesha Alma Zani–Ademi me poezinë e saj “Zgjim vegimi“, dëshmon se për poeteshën poezia është jetë, që mbetet e qepur për dashuri, për të lind një shpirti krijues, me ngjyrime, muzikalitet mu si fryma përshkruese, ngase përthyerjet apo simbolika e përdorur e bëjnë atë sa elokuente po kaq dhe të vështirë për të depërtuar në thellësitë më të tejskajshme të mendimit dhe, më pas zbërthimit ideo-artistik të kodeve e shtjellave të fjalës së shkruar.
Ndaj, së fundmi, lirshëm mund të them se përballja me poetikën e autores Alma Zani-Ademi, e cila përbën një befasi, pasi poezia e saj prej kohë dhe më shumë se kaq, prek qiejt poetikë të letërsisë shqiptare dhe, është më tepër se një poezi, që prek në kohë dhe hapësirë, që ndërthuret me frymën e poeteshës dhe, kapërcen kufijtë jetik e, rend drejt modernitetit poetik, për t’i thyer dhe krijuar vizionet e reja në kërkim të atyre gjurmëve njerëzore, të cilave duhet t’u paraprijë dashurive dhe përgjegjësia ndaj saj.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s