Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Çast

Një tis i hollë mjegulle, transparent si dhe vala
mbulon turpshëm trupin, zhveshur, të mermertë.
Mbledhur flok’ i gjatë, yj’ mos derdhë stërkala
mos bëjnë hije trupit, ngdhendur në ndajdet…
Hënë e zbritur tokës, ku dritë rrëmben fjala!

 

Mos

Mos u lodh, t’i thuash, se e do
me tinguj të ndjerë, me tinguj të thellë!
Ti ndoshta nuk e sheh, as e ndjen
çfarë lulesh kopshtnajës së zemrës i mbjell
Ç’paranvera flladit shpirti e lulëzojnë Pranverë!

Mos u druaj, t’i thuash, se e do
për çdo çast, çdo minutë, për çdo orë, për çdo ditë!
Mos u lodh, t’i thuash, se nuk ka si Ajo
se vetëm Ajo, të bëhet dritë tek sytë…
se Ajo është universi pafund që Ti do!

Më beso! Eshtë tejet e thjeshtë që t’a thuah
Por më parë… Të duhet të duash!

 

Horizonti

Pjellë e trurit viran,
pasi syri, nuk sheh dot më larg.
Pjellë e trurit mjeran.
I pazoti të rrokë, veç tre dimensione.
Fantazi skalitur trurit shkretan.
Matrix mbetur vrag.
Humbet mes haresash,
në të shkretive “hone”…
Horizonti
fjalëhershme, e bukur për varg!
Horizonti zhbëhet, tek pjell horizonte!

 

Mospërfillje

Rrugëtoj gjithë jetën i vetëm, fillikat…
E helmët nikotina, mbirë buzëve, si varg.
Haruar në haresë e jermit zgjuar, zhgjëndër!
Endrërmakthin shok, s’e lij’ të shkonte larg
Me tmerrin, se një ditë, do të zgjohej i paëndër!

 

E vranë Poetin

Në zgrip theqafjesh, Muzat
marrin arratinë.
Monopatesh skëterrë,
terrnatës së gjatë.
Shkulm-britma e hënës
gris terrin e ngratë,
të ziun, të ftohtin qefin
këngëkobit të vaj.
tek endet qiejsh në natë
marruar mbas resh, ulërrimë
me flokë kërleshur e ndier me faj!

Dhe fjalë të pathëna,
ah të gjorat fjalë,
mbirë buzës meite,
ndjejnë të ftohtë dhe mbërdhijnë.
S’ligjëruan dot vargut, të ngrohtë e të valë
as mundën të shprehen, rrokjezuar…
ngrirë buzëmermertash
haruar gishtave ngrrirë
kanë ftohtë fjalëmjerat, mbi të ftohtat duar.

Heshton këngëzogu.
Buzëmbrëmja shion yje…
Sy, nga qiej Edipjanë
nxjerrë me thonjë.
Rrënqethet borziloku farishtes
në korije
Një qyqe, humbur rrugën, vajton.
Rrudhen edhe vyshken fjalët,
që kurrë nuk u thanë
Varrosen përshpirtur, në buzët e Poetit.
Poetin, mes shpërfilljes e vranë.

E vranë Poetin.
E shihni si dergjet butësisht përmbi shtrat
kotur nëpër gjum të haresës,
tek muzën ëndëronte,
jo si ju, t’i ulej mbi varg…
Të vargëzoj të pathënat fjalë,
rilindur mes gjakut të shpresës…
Por, s’e lanë të frymojë shpirtin e valë
ja vranë frymim-trishtin e vragë.
Vranë Poetin, vranë këngën,vranë fjalën e mjaltë.
Vdiq Poeti. Në vend të dheut, mbulojeni me fjalë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s