KUKAMË / Poezi nga Kaltrinë LOHAJ

Poezi nga Kaltrinë LOHAJ

 

KUKAMË

Ka zbritë mi krye tem,
Kjo shami e zezë,
E unë mes kukamave
E shtrëngoj me dhâmbë,
Për me pik loti ma mirë,
Loti që nuk munet me vajtu as veten,
Për zemrën teme t’çame n’plasa.

N’çdo plasë t’zemrës
E kam futë vajin,
Për me ditë me dhimtë ma shumë,
Me ditë me i vajtue ma mirë t’bamat tuja,
Se due me ia përplas tokës lotin,
E m’e lkund pak zemrën tane
E n’rrâjë t’lotit me gropu,
Për me gjetë dashninë e vrame.

Te kryet e qyqes ka net që kam kajtë,
Kuku e kuku si kukama,
Dhe e kam ba qyqen mos me njoftë ma veten.

Edhe Zoti ma s’po lshon zâ,
E nuk po e di a me ja dhanë shaminë,
Me vajtue bashkë me mue k’të botë,
Që i dha jetë me m’ vra mue
Për nderin që s’asht nderë po asht kukamë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s