Diskutim në Wisdom: Esperanto “shkesi” i martesës sime të dytë / Svjetllana Milanoviç

Diskutim në Wisdom: Esperanto “shkesi” i martesës sime të dytë

 

Svjetllana Milanoviç

Unë jam Svjetllana Milanoviç dhe vij nga Beogradi bashkë me tim shoq nga Hollanda, Johan Derks-in.

Kam lindur në vitin 1948 në Zajeçar, një qytezë në Serbinë lindore, ku mendoja se do kaloja tërë jetën time. Por Zoti vendosi ndryshe. Bashkëshorti im i atëhershëm ishte edhe mësues, kërkonte punë, në ato vite të errëta të Millosheviçit, jashtë vendit dhe e gjeti punën në Dubai, si mirëmbajtës i avionëve të shoqërisë Emirates. Për fat të keq, aty edhe vdiq në moshën 50 vjeç. Kjo qe një tronditje shumë e madhe për mua dhe për dy fëmijtë e mij.

Unë kreva studimet e shkollës së mesme ekonomike dhe punova 30 vjet në një ndërmarrje tregtare.

Pasi dola në pension, pata një bisedë me një student të ri që mësonte gjuhën ndërkombëtare Esperanto dhe hyra në një kurs, ku kishte edhe 20 nxënës të tjerë. Kjo ishte edhe një mënyrë për të kaluar mërzitjen time.

Pas pesë mësimeve të para, drejtuesi i kursit na solli një listë me emrat e 30 esperantistëve nga vende të tjera të cilët dëshironin të korrespondonin. Unë zgjodha disa syresh dhe shumë shpejt numri i korrespondentëve të mij të huaj arriti 20. Kishte ndër ta nga Brazili dhe Japonia.

Shumë letra vinin nga beqarë që donin të njiheshin me mikesha. Ndër ta ishte edhe bashkëshorti i sotëm, Johani.

Nga që nuk e flas mirë hollandishten, po kështu im shoq serbishten, ne vendosëm që gjuhë komunikimi të kemi Esperanton. Per Johanin është e vështirë njësoj mësimi i serbishtes, sikurse për mua hollandishtja. Kështu të dy jemi të zënë edhe me Lëvizjen Esperantiste.

Esperanto, tek e fundit, më solli edhe në Shqipëri që të takohem me ju.

Falemderit!

21 mars 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s