Mos vallë emigrantët do ta shkatërrojnë Bashkimin Evropian? / Ligjërata e z. Johan Derks

Ligjërata e z. Johan Derks

“Ne do ta përmbushim atë” – Angela Merkel

Mos vallë emigrantët do ta shkatërrojnë Bashkimin Evropian?

Përmbajtja

  1. Emigrantët në historinë botërore, përzierja e etnive.
  2. Viktimat dhe refugjatët për shkak të Luftës së Dytë Botërore.
  3. Themelimi dhe rritja e Bashkimit Evropian.
  4. Tabllo të emigrimit në Evropë në vitin 2015.
  5. Telat me gjemba 2012-2018, UNHCR.
  6. Pezullimi i Marrëveshjes së Dublinit.
  7. Bashkimi Evropian: katër liritë e panegociueshme.
  8. Etnizmi dhe qytetaria, cilin do thërrasin politikanët?

 

Shqiptarët e pastër? Hollandezët e pastër?

Në fillim fare njerëzit qenë nomadë. Të parët tanë kanë ardhur nga vise të ndryshme të botës. Toka u përket të gjithëve. (Ideali i Thomas Hobbes)

Vetëm pas shpikjes së bujqësisë dhe artit të qeramikës njerëzit nisën të ndërtojnë vendbanime të përhershme. Më pas erdhi “zotërimi” i tokës. Shtetet nisën të luftojnë midis tyre për territore.

Ҫka e përcakton identitetin e njeriut: përkatësia ndaj një populli apo ndaj një vendbanimi (shteti)?

( Ndryshimi ndërmjet etnisë dhe qytetarisë)

 

Disa harta për shpërnguljet e lëvizjet e njerëzve gjatë epokave të ndryshme.

Përhapja gjatë Neolitikut (Bujqësia dhe qeramika) nga Lindja e Mesme dhe Anadolli përmes Greqisë dhe Ballkanit në pjesën tjetër të Evropës

 

Cila është dobia e shtetit?

Shteti hollandez pjesërisht më mbron mua.

Unë i paguaj taksat shtetit hollandez dhe Serbisë

Polica serbe më kontrollon dhe drejtësia serbe më gjykon mua.

Ҫdo njeri ka të drejtë t’i përkasë një shteti

 

Lufta e dytë botërore

Humbën jetën 71-85 milionë njerëz

Prej tyre, afër 30 milionë civilë u vranë për shkak të betejave ushtarake.

Nazistët dhe aleatët e tyre vranë 11 milionë vetë, nga këta 5.9 milionë hebrenj, 4.8 milionë sllavë, 0.16 milionë romë, homoseksualë, invalidë dhe grupe me kontakte ndërkombëtare.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore u zhvendosën (përveç gjermanëve) 11- 20 milionë njerëz, ndër ta 11 milionë punëtorë skllevër në Gjermani. Pas lufte, synimi ishte që të gjithë të zhvendosurit të riktheheshin në vendet e paraluftës por kjo në përgjithësi nuk qe e mundur sepse:

  1. a) ata kishin frikë nga përndjekjet në vendet e veta.
  2. b) vendi i tyre i origjinës binte në një shtet tjetër, sepse kufijtë kishin ndryshuar.
  3. c) shumë syresh qenë të sëmurë, të mplakur, me depresion dhe donin të vrisnin veten.

UNHCR dhe Marrëveshja e Dublinit

Në vitin 1951 u krijua UNHCR (Komisariati i Lartë i OKB për refugjatët) për t’u dhënë një të ardhme të zhvendosurve.

Belgjika, Britania, Franca, Australia, SHBA dhe vende të tjera e pranuan një pjesë të tyre si emigrantë. Për ata që mbetën në Gjermani dhe Austri, UNHCR ndërtoi shtëpi dhe në vitin 1959 (pas 14 vitesh) u mbyll edhe blloku i fundit me baraka në Gjermani.

Në vitin 2015 kishte 21.3 milionë të ikur (16.1 milionë nën UNHCR, 5.2 milionë palestinezë nën UNRWA) ndërsa 3.2 milionë azilkërkues presin të cilësohen emigrantë ekonomikë apo të ikur nga dhuna e lufta.

10 milionë njerëz janë pa shtet, asnjë shtet nuk i mbron ata. (vetë shtetet deklarojnë shifrën 3.4 milionë!)

40.8 milionë kanë humbur shtëpitë e tyre, por kanë mbetur në vendin e vet; 65.3 milionë persona janë shpërngulur.

 

Bashkimi Evropian

Me 22 shtator 1982 presidenti francez Miteran dhe kancelari gjerman Kohl i shtrënguan duart njëri tjetrit, 66 vjet pas Betejës së Verdunit shkurt- dhjetor 1916 ku humbën jetën midis 700-800 mijë ushtarë francezë dhe gjermanë. U ekzekutuan të dy himnet kombëtare. Kjo shënoi simbolikisht fundin e luftrave në Evropën Perëndimore.

Parimet:

Karboni dhe çeliku prodhojnë armët.

Komuniteti Evropian garanton paqën etj.

Nga kjo ndjenjë nisi të rritet Bashkimi Evropian.

Jo çdo vend i zonës Shëngen është antar i BE (Jo Islanda, Norvegjia)

Britania nuk bën pjesë në zonën Shëngen

Vetëm 19 vende bëjnë pjesë në zonën Euro.

Refugjatët shqiptarë

Vapori Vlora zbarkon në brigjet italiane.

 

Mesdheu në vitin 2015

Foto të ardhjes së refugjatëve

Refugjatët e ardhur me anie

Refugjatët nga Siria të shpëtuar nga mbytja

Refugjatët përmes ishullit grek Lesbo

Te vdekurit në mes refugjatëve

Foto nga facebook

Varr simbolik refugjatësh në Maqedoni

 

Itineraret e lëvizjes së refugjatëve më 2015

Nga Greqia në Maqedoni, nga Evzoni në Gjergjeli etj

 

Refugjatët në Maqedoni

Policia maqedonase përdor gazin lotsjellës dhe granatat shpërthyese me zhurmë kundër refugjatëve

 

Refugjatët në Serbi, në një park në Beograd

Familje kosovare që kalon kufirin Serbi-Hungari duke u ngrohur

 

 

Refugjatët kalojnë kufirin Serbi- Hungari përmes telave me gjemba

Refugjatët në vende të tjera të botës

 

Gardhet në Spanjë 2005

në Greqi 2012

në Bullgari 2015

në Calais 2015

në Hungari 2015

Plane për gardhe në Ukrainë për 2018

Në Estoni do nisin gardhet më 2018

Në Slloveni më 2015 nisën gardhet me Kroacinë

Në Serbi, Rumani e Bullgari kërcënuan ta mbyllin kufirin më 2015

Në Gjermani, Sllovaki, Austri rinisi kontrolli im kufirit në shtator 2015

Refugjatët gjejnë një shteg tjetër përmes Kroacisë në tetor 2015

 

Refugjatët ecin më këmbë përgjatë gardhit me tela me gjemba në Calaix

Gjysma e refugjatëve kalojnë në ekzil më shumë se pesë vjet, një kamp me 50 mijë vetë në Ruanda, Afrikë

 

UNHCR- Raporte për 2015

Gjendje emergjence në Jemen (Uri/luftë)

Situata në Republikën e Afrikës Qendrore

Situata në Evropë

Gjendje emergjence e Irakut

Urgjenca në Sudanin e Jugut (uri/luftë)

Tani uri edhe në Somali dhe Nigeri

Kriza në Jemen (uri/ luftë)

Situata në Republikën e Afrikës Qendrore

 

Deklarata Universale e te Drejtave të Njeriut (1948)

Artikulli 14

1

Ҫdo njeri ka të drejtë të kërkojë e të gëzojë azil në një vend tjetër për të shpëtuar nga përndjekjet.

Kjo kërkesë nuk përmbushet në se bëhet fjalë për përndjekje jo për krime politike.

 

 

 

 

Konventa për statusin e refugjatëve dhe të njerëzve pa atdhe 1951 –  UNHCR

E drejta për t’u mbrojtur nga përndjekja është e padobi në se vendi të cilit i lutemi nuk e ndjen si detyrë njerëzore ta zbatojë atë seriozisht.

Konventa për statusin e refugjatëve dhe të njerëzve pa atdhe e rregulloi këtë njohje. Konventën e nënshkruan më pas 166 vende.

Artikulli 14 për lirinë e kërkimit të azilit nuk e përcakton se në cilin vend mund të ndodhë kjo.

Sa më i zhvilluar të jetë vendi aq më tërheqës është ai për të ikurit për t’i kërkuar azil.

Për të zbutur trysninë që mund t’u ushtrohet këtyre vendeve të pasura, zakonisht të populluar dendur,  më 1997 në Dublin vendet e Bashkimit Evropian vendosën:

Vendi të cilit i kërkohet azil të jetë vendi i parë në Bashkimin Evropian, që arrin refugjati. Kur ky i fundit nuk e respekton këtë por vijon më tej në një vend të dytë apo të tretë, atëhere këto vende kanë të drejtë ta dërgojnë azilkërkuesin në vendin e parë, që ai ka mbërritur në BE.

 

Një hartë kur tregohet si veprohet lidhur me vendimin e Dublinit

Majtas: Përqindja e refugjatëve sipas vendit, në krye Siria, Kosova, Afganistani, Shqipëria, Iraku, Eritrea, Serbia, Pakistani, Ukraina e tj, në fund Senegali

Djathtas: Numri i azilkërkuesve për 10 000 banorë në vendin e destinuar

 

Kundër gatishmërisë për solidaritet

Gjatë krizës së refugjatëve që kërkonin azil, Hungaria u ndodh tepër e ngarkuar në vitin 2015, prandaj në qershor ajo e ndërpreu pranimin e kërkesave për azil nga vende të tjera, psh nga Gjermania, kështu refugjatët kaluan kufirin dhe u ngulën në vende të tjera të BE. Atëhere Gjermania, në gusht, vendosi me dëshirën e saj të pranojë kërkesa për azil nga sirianët. Edhe Ҫekia, në shtator pranoi kërkesa për azil të një numri refugjatësh nga vendet e tjera të BE.

Hungaria, që nuk e respektoi marrëveshjen e Dublinit, nuk pranoi as asnjë shpërndarje të drejtë sipas kapaciteteve pritëse, kritereve ekonomike, demografike etj, për të integruar refugjatët në tokën e vet. Këtë shembull e ndoqën Sllovakia dhe Polonia.

 

Ministrat vijojnë të këshillohen ndër vedi, ndërkaq pritet një valë e re refugjatësh

Këshilli i ministrave të BE, konkretihst ata që përgjigjen për miogrimin dhe punët e brendëshme, po diskutojnë rreth reformimit të Marrëveshjes së Dublinit.

Komisioni Evropian në maj 2016 bëri një propozim për një qendrim më të drejtë ndaj azilkërkuesve të refuzuar në vendet antare të BE në  Evropën Lindore.

Në emër të vet i ashtuquajturi grup i Vishegradit (Ҫekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia) propozojnë zëvëndësimin e Marrëveshjes me një sistem solidariteti “të lakueshëm” dhe “efikas” të azilkërkuesve.

Ata propozojnë që vendet antare të aplikojnë forma specifike të kontributit duke marrë partasysh përvojën dhe potencialin e vet.- Ҫfarëdoqoftë sistemi tjetër shpërndarje duhet të bëhet sipas vullnetit të lirë.

Sfida kyçe për presidencën malteze tani do jetë një kompromis midis këtyre dy qasjeve.

 

Një krizë në Bashkimin Evropian?

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian shpesh e quajnë atë Bashkësi Vlerash. Me këtë ata synojnë vlerat morale nga të cilat katër janë më të rëndësishme, këto quhen “katër liritë e BE”:

liria e mallit (tregtia me një vend tjetër të BE duhet të jetë po aq e lirë sikurse tregtia e mallrave që mbesin në vendin tend),

liria e kapitalit (mund të lëvizë lirisht nga njëri vend në një tjetër dhe atje të investohet),

liria e shërbimeve (sipërmarrësi i njërit vend është i lirë të hapë një ndërmarrje në një vend tjetër),

liria e personit (njerëzit nga njëri vend janë të lirë të pranojnë një vend pune të paguar në një vend tjetër).

Këto liri i japin një impuls të madh ekonomisë së vendit antar, por e detyrojnë atë të pranojë ligjet e reja kombëtare me shumë të drejta të barabarta me njerëzit e vendeve të tjera.

Për shembull: në se Britania e lë Bashkimin Evropian, vendi i punës i dhjetëra mijëra të huajve nga BE rrezikohet.

Shtrëngesat politike brenda dhe ndërmjet vendeve shpesh kanë si sfond që banorët e ndjejnë identitetin e vet ndryshe: si njerëz që i përkasin një populli (vendbanimi i të cilit me me domosdo përputhet me kufijtë: etnia) apo një bashkësi me të drejta të barabarta personash që jetojnë nën ligjet e një shteti (qytetaria).

Shembuj: refugjatët, punëtorët e huaj, pakicat (veçanërisht në Evropën e Mesme për shkak të dy luftrave botërore).

Në se këto ndjenja do shfrytëzohen nga politikanët, Bashkimi Evropian do ta humbë kuptimin e vet.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s