Kush jemi për të gjykuar Visarin? / Nga: Shpend Sollaku Noé

Kush jemi për të gjykuar Visarin?

 

Nga: Shpend Sollaku Noé

Për Visar Zhitin është shkruar e do shkruhet përgjithmone, këto ditët e sotme nuk përbejnë përjashtim.  Ai, në të mirë e në të keq, ka lindur për të qenë i shquar.  Asgje banale nuk ka në këtë personazh të madh,  të jetës apo të artit. E meta kryesore e tij? Është fakti që zgjon xhelozira të habitshme, sidomos tek mediokrët e mëdhenj.

Emri i Zhitit u lakua në të gjitha rasat sidomos pas një shkrimi të tij për presidentin e Shqipërisë.  E lexova atë shkrim. I shkruar me shumë art. Pjesën në të cilën përmendte ndonjë e metë fizike e burokratit shqiptar të vënë në shënjestër e lexova disa herë. Mendimi se mund ta kish tepëruar duke i mëshuar satirës sipas handikapit fizik më kaloi menjëherë nëpër mend. Nuk i kam dashur ndonjëherë sulmet fizike apo biografike.

U përpoqa ta krahasoj këtë shkrim me precedentë të njohur. I pari që më erdhi ndërmend qe Noli, tek «Plak, topall dhe ashik». Personazhi i kësaj poezie është përshkruar edhe me të metat e tija fizike, por kjo nuk e pengoi këtë krijim për të qenë një kryevepër. Shpesh, nëpër sarkazmat jo vetëm letrare të kohës së tij, Gebelsi është satirizuar edhe me handikapin e tij: të çaluarit. Autorët që e kanë bërë nuk jane quajtur të pamoralshem, pasi në ato raste përmendja e të metes fizike lidhej me përsosmërine e propaganduar prej tij të trupit arian.

Visar Zhiti

Per çfarë mund të sulmohej ky shkrim i Visarit? Për konflikt interesi? ( Një përfaqesues i shtetit shqiptar që sulmon një përfaqësues tjeter- kryesorin e po këtij shteti;  dmth shteti që sulmon vetveten.  A mund të quhet kjo e moralshme?  Pse jo, nëse njëra palë nuk e ka njohur kurrë tjetrën si të tillë.

«Kulmi» zyrtar i shtetit, (i propozuar nga një pjese e tij) u sulmua nga një kulm kulturor i tij, i pranuar si i tillë nga të gjithë, pavarësisht nga ngjyrat politike. Ndërsa lushjari i Vatikanit kish ndërtuar një sulm të pasionuar vërtetë, por të menduar mirë, durrsaku i Tiranës nuk u mendua shumë për tʼu përgjigjur, siç i takon një kryetari të një shteti.  E bëri me shumë nxitim dhe kjo vërteton papjekurinë dhe padenjësine e këtij pesonazhi për rolin që i është ngarkuar.  Një president nuk i përgjigjet akuzave të tilla për pandershmëri duke përmendur dy iniciale të një mesazhi, të shoqëruar këto me nja dy rreshta që nuk e justifikojnë atë lloj reagimi. Kështu përgjigjen adoleshentët që grinden për një qese me pattatinë!

Me këtë ngjarje lidhen edhe sulme të tjera të bëra Vizar Zhitit, kur ai kërkoi hapur të shkonte ambasador në Vatikan. Shumë i pane ato deklarata si autogola politike e si shkarje morale. Personalisht e kam menduar dhe e mendoj ndryshe:

Të gjithë intelektualët e mëdhenj duhet ta bëjnë këte gjë: të vetëpropozohen publikisht për postet në të cilat janë me të aftë se të tjerët – se ata aparatiakë të partive që si vlere të vetme kanë besnikërinë ndaj sahanit.  Nëse nuk i mbështesni në këtë forme, qoftë personalisht, qoftë nëpërmjet listave civile, duroni përjetësisht ata personazhe, që ju servirin partite, edhe kur janë pjella të vesit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s