Poezi nga Etleva Lilamani

Poezi nga Etleva Lilamani
 
 
Vështrim
 
E kaluara nuk duhet të jetë harresë
Mbi murin e saj shkruhen kujtime,
si një bibliotekë flenë në kujtesë
të bardhat ditë të rinisë sime.
 
Si një folezë ruan ditë të bukura,
te paharruarat ëndrra me fletë,
kur ti beson ëndrrat e kaltra.
Kur qiellin mund ta kesh për vete.
 
E bekuara kohë e rinisë, e zjarrta
kohë e fjalëve ëmbël, të pashkruara!
Me mall më shfaqet e kaluara..
E ditëve të mija të paharruara.
 
Se rinia shkon e nuk vjen më,
Kush nën zë, sa here s`e ka shqiptuar?
Do plakemi dhe në sy s` do kemi me
Atë dritë të bukur nga rinia të mblatuar.
 
 
Bota ime je ti!
 
Baba i miri, një ditë për ty sa pak!
I urtë, i mençur, fjalëpak.
Bota ime je ti!
Më ke falur vetëm dashuri!
Në jetë të kam parë si perëndi.
Më ke dhënë dritë nga sytë e tu,
si një burim nga uji i kulluar,
këshillat tua amanet i shkruar.
Dielli që i jep jetë botës,
nuk ka më tepër fuqi,
sesa forca jote, në damarët e mi.
Jam gjaku yt, trashëgimi e çmuar,
më do pa kushte, të dua,
nga i njëjti brumë jemi gatuar.
Jam krenare, jam stërmbesë kosovare!
Unë e di dhe pse ti s` ma thua,
origjinën do që unë ta ruaj.
Vitet nuk e kane zbehur aspak,
krenarine e ruan në zemër me merak.
Zemra ime, baba i shtrenjtë!
Je baba, si gjithë të tjerët, por
për mua ti je, bota vetë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s