Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

REND, OR THUNDRAK
(Parodi: Rend or Marathonomak, F.Noli)

Rend e rend or tungjatjeta
Soji yt vjen nga tej-mesjeta
Rend e thuaj
se ka ardhur koha juaj
se betejën e fituat
dhe moçalet i zaptuat

rend, or thundrak

kap një degë ferre
rrotullohu disa here
nëpër fushë-e breg mbi breg
thundra tokën të mos ta prek

rend or thundrak

ke një plagë që të shpon
shpirt e zemër t’i sëmbon
në çdo mes pse s’je i pari
karrierist zog gomari

rend, or thundrak

t’u tha gryka se të pihet
t’është çarë thundra po s’të rihet,
se karrigia po të pret
ankthi zemrën po ta vret

shpejt, or thundrak!

vapa mbyt e pluhuri nxinë
ferra çjerr e guri grin
lakmia gjoksin ta përvëlon
kolltuku syrin ta verbon

ush e ush, o thundrak

gryka si gjyryk, të frynë
seç, vëngon e ç’gulçon,
lakmia të çkallmon
me tokmak për partinë

rend, or thundrak.

 

MË FALNI

Jam i pagdhendur jam arrogant
Shpeshherë fjala ime ka shije speci
S’di si duket stili galant
As i atyre me shpirt ganeci

Nuk kam zë të fort që t’i shkund malet
Fjalën e kam t’cemtë me shije acari
Mbi miqët e mi kurrë nuk ngre halet
Më neveritin burrat me veti kapucari

E urrej buzëqeshjen servile
Në fytyrëlyer kur shtrihet ngadalë
Në djall (ar)miqtë me veti skile
Preferoj për mik të kem një gomar

Tetovë, 28 shkurt

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s