Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
***
 
Dritë hëne mora sonte
në natën time,
dritë hëne që engjëjt
të luajnë poker teksa presin
të bëjnë luftë yjesh,
teksa presin…
Sa të vërteta
do jenë thashethemet,
që i nxitën vete
në mendjet e nxehura
teksa presin,
që kultet të mos bien, si dje…
 
 
 
***
 
Quo vadis,
e gjitha Quo Vadis…
Nuk çuditem për ç’ ka ndodh,
për çfarë do lloj kulti
të sajuar,
për legjendat moderne
pa mit…
 
 
 
***
 
U dashurova
me zhurmën e takave të mia
mbi kalldrëmet antike
Në shkallë legjendash eca
dhe ndjeva qytetin tek
murmuriste nën shkëlqimin
e diellit,
po u dashuruam të dy.
Luajtëm shpatash
legjenda hollivudiane.
U dashurova me ty
qytet mitesh…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s