Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Shandanët e ndezur…

Dua ti ndez shandanët e kështjellës së heshtur
dergjur klithmave këputur
e fjetur shekuj harrese
atje në mugëtirën e humbur,
shquar sot rrënojave mbetur
skutave të errëta
në pritje të një rreze shprese
për të zbardhur
dritën e jetës
rrëmbyer nga shtrëngata dielli
e yje rrebeshesh
flijuar galaktikës Adromedë.

Dua të zgjoj antikën e lashtë
floknajash të princeshave shkuar
të thinjura myshqeve kohë
e mbuluar nga ai tis i hirtë
mjegullës krahë,
që shtrin krahët misticizmit tonë
rrënjëzuar në gjak
e zgjajtur tek një ind
limfës që ushqen kurorat
e çel të nesërmen kolorit.

Dua të shkallmoj këtë hije të verbër,
që zvarritet poreve të trupit
në trajta ankthi
dhe kuptime të shurdhëta
fjalëve të pakapshme
rebuse ngatërruar
të pathënave mbetur peng
e syve shkëlqyer pasqyrave
thërmuar ndër këmbët e përjetësisë udhëtim
gjurmëkohës trazim
tek tingujt e një vale që vdes
dhe dallgës së re, që rilind.

 

Oazë

Ti prek me buzë aromat e mia
në të katër stinët
që vijnë drejt teje nga i lulëzuari kopsht
…, gjithmonë në kërkim ,
duke larguar mjegullat e hirta
syve përhumbur
pas frymës së tokës
dhe lules vetmuar
ndezur në petale ngjyrash.

Ti je pezm,
i dëshirave të fshehta në të thellin univers
pritjes së gjatë
shpërthimit kozmik të munguar
e krahë kometash të thyera
boshllëkut ajër
rikthyer perëndimit të muzgjeve …
ku etjen shuaj
bulëzave thërmije të jonizuara
shkrepëtimave flakëruar mes resh
të zotave në qiell
zbritur në poltronin e lartë,
si një Afërditë,
vështruar nëpër jetë
e mbetur tek një yll
ardhur, si oaz i zgjuar
ujëvarave të fjetura
herët në agim…

 

Puthja e dritës…

Si në të përjetshmin mundim
përpjekjes vazhdueshme
për të vështruar më lart
e përthithur të parat rreze
duke shtyrë hijet
këmbëve të tokës,
aty ku fara ka rënë
e lindur brishtësisë
rrënjëzuar galerave të errëta
në përthithje të lëngut limfatik
kapilërëve jetë
arterive shpërndarë nëpër trup,
për tu ngjitur shkallëve qiell
e prekur kaltërsitë.

Shpërndarë krahët flatra
të shpendit fluturues
lulëzuar pranverës
e ngjyrosur fustanit jeshil
bleron të bukurën stinë
në ëndrra përjetësie
simfonisë së erës
me nota pëshpërimë
për të tjera degë
përthyer stuhisë
zhveshur nëpër vjeshtë
pikëllimit shi
diellit të pa ngrohur
e tharë në thëllim.

Poshtë mjegullës gri,
tisit të përhimtë
kurmit fshehur gjethe, ngre tjetër vështrim
të prekë sa të mundë, ngjyrat e ylberit
të ndrisë kurorën në të kthjelltin qiell,
aty ku takohet e puthet me diellin.

Julja

 

Juljana Mehmeti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s