Poezi nga Luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

POEZI

Ah poezi
Sa të kam xhan
Fjalë e shpirtit je
Të kam gëzim e lot
Vuajtje e dashuri
Je arti më fisnik
Ti je botë në vete
Muzikë e shpirtit tim
Unë ëndërroj me ty
E imja poezi
Ti je zëri ëmbël
I zemrës sime
Je jeta ime
Deri në përjetësi
Gjithçka të kam ty POEZI

Copyright@Luan Maloku

 

E JOTJA MUNGESË

Në mallin tim të ngrirë
e jotja mungesë
bëri banim
brenda kujtesës së fjetur.

Stinët ndërrohen
bashkë me lulet

dhe unë,
mendueshëm,
ëndërroj ty
që nuk më largohesh
nga mendja
as nga zemra e plagosur.

E pakuptimtë çdo gjë rreth meje
në pikë të vetmisë.
I zjarrtë është malli për ty,
i zjarrtë…

Copyright@Luan Maloku

 

VITET PO KALOJNË

Rënd kalojnë ditët
E vitet ikin shumë shpejt
Kalendari ndërrohet e harrohet
Dhe ne plakemi, floku borëzohet
Bëhemi si hije, ngadal ecim si të frikësuar
Buzët thahen, goja e fyti teren
Por dëshira për të jetuar kurrë nuk humbet
Te ne përqafimet kurrë nuk mungojnë
Vetmia na vret dhe shpirti bëhet vjeshtë
Edhe në pranverën me lulëkuqe
Shpeshëherë harrohemi nga të tjerët
Vitet po kalojnë dhe ëndrrat e vjetra
Po mbesin pezull nganjëherë
Malli na i trazon shpirtrat kurbetqarë
Dhe na mjegullohen sytë e lotuar
Ne besojmë në të madhin Zot atje lart
Dhe komunikojmë në mes veti shqip
Edhe drita e hënës kur në re fshihet

Copyright@Luan Maloku

 

HIJA JOTE

Hija jote më ndjek kudo që jam
Kudo që shkoj s`më len rehat
Zëri yt i butë, syri yt boj qielli
Buzët e tua të kuqe si gjaku
Puthjet e tua të gjata, me atë trup
Të lehtë si një flutur, engjëll i vërtetë
Me ato duar që dinë të ledhatojnë
Dhe me atë shpirtë sa bjeshka
Që aty ka vend vetëm për mua
Vetëm për shpirtin tim
A të kujtohet kur shiu na qullosi
Atë mbrëmje të vonë
E ne ecnim trotuarit të ngurt
Të përqafuar duke qeshur si fëmijë
Kur u futëm në shtëpi, kamini
Ishte ende i dhezur flakë
E tëra ishte e bukur dhe romantike
Atë natë festuam deri në agim
Dhe kurrë s`mbaruan fjalët tona
Të dashurisë, derisa kurbeti na ndau
Por kulla që e ndërtuam ne mbeti aty
Ajo nuk do të shembet kurrën e kurrës
Pa ty bota me maska nuk paska
Kuptim, një ditë një muaj e gjatë
Hija jote gjithkund më përcjell
Në çdo kthinë të jetës time.

Copyright@Luan Maloku

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s