Poezi nga Agim Desku
SYTË E JETËS
Shkruaj nga ëndrra titanikiane
Nxjerri nga fytyra pikturën e ngjyrave blu
Mona Liza është zënë edhe me kohën e artë
Jetë mos i thenqin nëse jetohet ndryshe.
Nëse takohem me njeriun e sotëm
E takoj pse ka fytyrë engjëjsh
I flas dhe e shikoj me sytë e jetës
I duarëtrokas për durimin që bartë mbi supe.
Sytë e jetës më shuajnë etjen kur zjarrët e Etnes vjellin
Dehem kur sytë e jetës më zbrazin gotat njërën pas tjetres
Rri zgjuar vetëm të mos vërbohen sytë e jetës
Kurrë nuk më zë gjumi pa sytë e jetës ëndërr.
Eh,ç῾më marrin më vete sytë e jetës diku dhe në ozon
Ku çmallëm me jetën e hyjnive dhe flas me perënditë
Sëcilës ditë i falëm pse nuk mëkatoj fytyrën time
Nuk e dua dritën pa ëndrra për sytë e jetës së saj.
FJALË E HUMBUR
Vonë kam mbetur fjalë e humbur
Sëcilën që e kisha për shpirt ia fala jetës
Më vien në mendje shtatë qudirat e botës
A jetohet pa fjalët që i deshta sa fitoret e betejave të lirisë.
Më është shkrue të ndaloj Kalorësit e Apokalipsit
T῾i shkruaj Diellit së toka ngrin nga acarët e tmerrit
As vullkanet e Etnes nuk ia ngrohin më shpirtin njeriut-ujk
Qudi si e lejon ndërgjegjeja t῾i ndërron fytyrat orë e çast.
E kam bekimin e hynive të jetoj edhe pa fjalët e pathëna
Ia kam dhënë fjalën perëndisë së nuk e thyej besën e shqipeve
Mbetëm një zë i fuqive të zanave që më ngritën mbi mëkatin
Sa e rëndë qenka dhe e bukur takimi me fjalën e shenjtë.
Eh,ec e mos u bë poet i krisur i asaj jete që jetohet në Ozon
Ku Diellin e ke më pranë së të vërtetën që bashkëjeton me të
Mbrëmja më bëri fjalë e humbur,ndoshta tek Zoti ruhet si relikt hyjnor
Pse mbrojta jetën nga frika nëse çmendurisht tani vazhdoj të jetoj .
Cili mbeti më hero së vet heronjtë e Apokalipsit
Emrin nuk di e shndërrova vet apo ma shndërruan në luftëtarë të lirë
Qenka vështirë të provosh betejat që mund të je një humbës i luftërave
Ah, yjet tuaj atdhe më mungojnë më shumë së vet jeta e plagëve pa shërim.
SI TA GJEJ EMRIN E HARRUAR
Më bëhej se e gjeta emrin tim të harruar
Nuk e doja të më falin fuqi për të qenë jetë e shenjtë
Vdekjen e kam fat nëse e fali sëcilit cep atdheu
Relikt muzeu më mbetet kujtimi i gjuhës që më fole mbrëmë.
Sonte hymne i kënduan jetës pa emrin tim
Më shikuan me sy të jetës së krisur
Çfarë të ruaj nga jeta e kujtimeve të shenjta
Asnjë legjendë nuk ma merr emrin e betejave të humbura.
A ka ma shenjtëri së të bëhem një luftëtar i jetës së bukur
Të jetoj bashkë me mallin për tokën e lirë
Për gjuhën time të shenjtë të luftoj ditë e natë
Dashurinë për të bukurën e tokës dhe detit ta ruaj tek Dielli.