Poezi nga Anjeza Dielli

Poezi nga Anjeza Dielli
 
 
 
MË NDIQ NË LOJËN TIME E DASHUR
 
Më ndiq në lojën time e dashur
është një lojë për nerva të forta,
është një lojë pa fjalë, veç me shenja mbi gurë shpellash
më ndiq nëse do
dhe unë do bej miniaturë gjithë sipërfaqen e tokës,
pemët, rrugët, ndërtesat, detet, trenat
të gjitha
Ti do jesh ai syri i madh, që i sheh të gjitha nga lart
Ti do kesh forcën me dy gishtrinj të ndërrosh rrjedhën e lumit, të çosh trenat ku do ti, të shembësh ndërtesa dhe ti ndërtosh prapë
dhe mua, të vetmin këmbesor në ato rruge
ta kapësh prej koke, ta ngresh në ajër, të mos e lesh të eci me këmbet e veta, ta çosh nga njëra anë e botes te cepi tjetër.
Më ndiq në lojën time e dashur
do bëj miniaturë të gjitha qelizat e shpirtit,
ta coptosh si ti të duash,
ta vendosesh prap si pazel aty ku të duhet ty
Atëherë do them, që kam një zemër krejt te re
 
 
 
VESH TË GJITHA LËKURËT E TUA
 
Vesh të gjitha lëkurët e tua,
ato që ti i heq ditëve të trishtimit,
vij rrotull këmbëve të tua,
si mace që kërkon ledhatime;
kjo kaplloqia ime si meteor rrëzohet
tek prehri yt i hëntë dhe pret aty pa folur.
 
Por ti je planet i pazbuluar,
më prek në kraharor me gishtat
e hollë dhe vulos aty burimet e gjithë
lumenjve që më përshkrojnë trupin;
nis aty fill të mbijë një pemë e re,
që i bën hije zërit tënd të ëmbël.
 
Vështirimet e tua si rruaza nga gjerdan
i këputur hidhen mbi mua
i mbledh një më një përsëri,
fjalët e tua
dhe ato ” Mirëmëngjes “
dhe ato ” Natën e mirë”
i kam ruajtur të gjitha;
dhe ato heshtjet e tua
në sënduk i kam,
dhe ato ëndërrat e tua
futur në shami si pajë e qëndisur
me dorë.
 
Të kam të gjithën, të mbledhur
pikë – pikë siç mblidhet shiu,
pastaj një ditë ku i dihet,
do të bëhesh ajo reja
e katër stinëve, që do të flerë mbi mua.
 
 
 
BUKUROSHJA E FJETUR
 
Ata sytë e tu
më dhanë duart
më hodhën në thellësinë e qiejve
të tu
ti, një hajdute e vogël që vjedh
mendimet e mia ,
atë zjarrin e zemrës time e ndez me frymën tënde,
kur në majat e gishtrinjëve vjen dhe futesh
nën kuvertën e bardhë
“Erdhën shtrigat dhe shtrigorët “
-thua duke vrapur drej meje
dhe futesh thellë në përqafimin tim,
sikur do t’ ju shpëtosh
 
Zhytet kraharori im poshtë kokës sate të vogël
dhe kurmi im bëhet përralla jote e vetme,
që ke mësuar përmëndësh.
 

One thought on “Poezi nga Anjeza Dielli

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s