Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi

 

PO…

Po harrova të ligën,
Le të më nxjerrin njërin sy.
Po harrova të mirën,
Të m’i nxjerrin që të dy!

 

PO THANË PËR MUA?!

Po thanë për mua,
Si mësues? Çka… mesatar
Hiç nuk mërzitem
Se çfarë ka në këtë mes për t’u zemëruar?

Po pyetën:
-Si poet apo shkrimtar?
Dhe, po thanë, shkruan shumë e për lumë
Nuk ka pse të mërzitem unë.

Por, nëse thonë
Se zhgënjeva njeri
Atëherë, kush të më dojë,
Le të më qajë me oi…

 

D I K U S H ?

Nuk la gjë pa shkruar kundër meje
Me epitete të zinj e të pistë
Kish një kuitje prej hijene
Po unë nuk reagova hiç.

Se ishte veç anonim
Që fshihej siç dukej pas gardhit
Sado që s’e mbaja neverinë
Fre unë i vura inatit.

-E more vesh se kush ishte?
(Më pyeti, kur e mori vesh një mik)
E mora,- i thashë. Qe jashtëqitje
Dhe debatit i vura pikë.

 

POROSIA E SHËN THOMAIT!

Nuk besoj,- thoshte SHËN THOMAI,-po s’vura dorën mbi plagë
Epo unë s’jam budallaj që një SHENJTI mos i besoj kaq
Tek shoh gjirin që kërcen mu si pjepër dimarak
Ku je SHËN THOMA,- them. Dua ta vë dorën mbi”plagë”

Dua ta zë gjirin me dorë; të shoh”pjeprin”, në është bërë?
Për kso”pjepri” jam doktor; jam fshatar një jetë të tërë.
Në pranon:Këtë më thuaj.Nëma që ta fus në gojë
Dhe ashtu si SHËN THOMAI, gjirin-pjepër ta provoj.

Ja! Pranove.Sihariq! “Pjepri i bërë” më pati shije
Mu si KRISHT i vënë në kryq,në zbatim të një porosie
Hëngra “pjeprin”, dua më, se me kaq unë nuk u “ngopa”
Pastaj bëhem trim si asnjë dhe të mora në krah”hopa”.

 

AH, AI SHALL ROZË!

“Shikoj, si i marrë, atë shall të zi!”
Pushkin
Ah, ai shall rozë që ke hedhur mbi supe!
Më bën pak “nervoz” e më çon vite tutje
Tutje, sa tutje! Kur unë isha djalë
Për ty, moj venuse, unë bëhesha”shall”.

Shall që supet e tua i mbaja ngrohtë
Tash vështroj shallin dhe sikur kam”ftohtë”
Pse mos jem unë”shalli” që ato supe t’i ngroh
Regëtij unë nga malli dhe sa nuk bëj”oh!”

Tutje bëjnë vitet, por t’hu bëka malli
Syri nuk më shqitet,ka mbetur tek shalli
Dua ai shall të jem të ngroh ato supe
Ndaj bëhem ujem, nga një imazh “tutje”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s