Poezi nga Diti Balliu

Posted on March 30, 2017

0


Poezi nga Diti Balliu
 
 
NËSE…
 
Nëse ishte e nevojshme do të shkoja drejt vdekjes,
me të njëjtën thjeshtësi,
ashtu si kishin bërë dhe të tjerë,
duke rregulluar gjyslyket e zinj e kostumet….
 
 
 
NË LUFTRAT…
 
Luftrat e vËrteta bËhen qiejve, nË fluturim,
atje ekziston çdo ngjarje,
atje çdo dhimbje merr fund,
se ke arritur o shpirt, drejt meje…
 
 
 
SA HERË….
 
Sa here je ndier e fyer?
Sa herë ke qarë fshehur?
Sa herë ke shtrënguar dhëmbët,
derisa kanë nxjerrë gjak.
Sa here ke kapërcyer mundimshëm,
padrejtësitë që të janë bërë?
Sa herë me lotët ke ngjyer kafshatat?
Sa herë ke thënë deri këtu dhe do iki?
e prapë aty shkëmb, të të rrahin vështirësitë.
Sa herë për veten të ka ardhur keq,
për gjithë ato, që s’munde të bësh.
Sa herë në fshehtësinë e shpirtit veten ke mallkuar?
Sa herë je rrezuar e prapë je ngritur, sa herë…?
Posted in: POEZI