Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
FALMË,VËLLA
 
Na e shthure gardhin,vëlla,
Dhe nuk na the ç’ e madhe brengë të mbeti.
Mos vallë mbesat dhe nipat në Angli e Kanada,
që syrin e mekur ta bënë kripë deti?
 
Mik iu bëre qiririt dhe u shove ngadalë,
Me lot na përcillje në ardhjet tona të fundit,
Kërkoje t’i lidhje për brirësh ca fjalë,
Kërkoje, por dhimbjet të mundnin.
 
Megjithatë, në betejë me vdekjen,
Arrite të na lije amanetin.
Të them: “Fli i qetë dhe thyeje qelqin e heshtjes,
Tani ja ku e ke ballë për ballë të gjithë detin.
 
E di që ike me shumë plagë nga jeta,
Si një degë ahu kur trungut i lë “krak”,
Siç e di fort mirë që pak t’u duk vetja,
Kur nëndetësen “Tufani” ta çonin për skrap.
 
Tani që dhimbjet i flake të gjitha
(Pavarësisht se të fundit e ruajte për ne)
E di që qetësinë hyjnore për pak desh ta prisha,
Falmë vëlla, për lotin që më dhe.
 
 
 
SINQERISHT
 
E prisja prej atij ngushëllimin më të parë,
Për vëllain që më iku n’atë botë,
Prej atij që shtratin bashkë kemi ndarë,
E në sofrën e tim vëllai kemi krhyer një gotë.
 
S’ e harroj që i pëlqenin shumë ullinjtë
Në sofrën e vëllait tim ende pa tretur.
Ah, më vjen të plas, t’ia thyej vetes kërcinjtë,
Paskësh ardhur për të ngrënë e për të fjetur.
 
E di që dorën ftohtë do të ma japë një ditë,
Do bëjë të paditurin e madh nëpër habi,
Veç zemra mban çelësa sekretë për miqësitë,
Një çelës të ndryshkur hedh sot në humbësi.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s