Poezi nga Kaltrina VB Hoti / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Puthja sekret”

Poezi nga Kaltrina VB Hoti
 
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Puthja sekret”
 
 
Kështu s’kam dashuruar
 
Nuk e preka as s’e putha
Por e pashë
U bëra njeri me dy shpirtra;
Një e ringjallë kur e ndjej ngrohtësinë e saj
Tjetri jeton derisa e kërkoj nëpër lotët e nxehtë
Kështu s’kam dashuruar kurrë
Nuk e preka as s’e putha
Por në sytë e mi
E pash dashurinë e saj
Të mban në pëllëmbë të dorës.
 
 
 
E paprekur
 
Me sytë e mbyllur
I lëshohem kësaj nate
Të më shkrijë në të nesërmen
Me aromën e përgjumshme
Dua t’i zgjojë puthjet e hënës.
Ngadalë depërtoj
Në brendësi të kohës
Dua t’i zhys duart
Në baltën e skulpturës tënde
Ta gjej emrin tim ku e gdhende
E paprekur isha
Para se të vije ti.
 
 
 
Puthja sekret
 
Të preka
Rreze e mëngjesit depërtoj në mua
Ngadalë t’i zgjoj
Buzët e tua nga gjumi
Shpërndahen nëpër hijen e trupit tënd
Do të mbetem aty përgjithmonë
Zjarri me ujin u bashkuan
Puthjen time sekret ta dorëzova.
 
 
 
Pikë e shiut jam
 
Tingullin e zërit nuk ta dëgjova
Dhe fjalët pa zë i mora
 
Kur të pashë, më lindi dëshira
Kur më buzëqesh, në lum u shndërrova
Por kur më fole, e dita
Që do të më thuash të dua
Këtë e vërejta në sytë e tu.
 
Dita pa ty është pa diell
Çdo mbrëmje pa ty është natë pa yje
Dua një përshëndetje në natën me shi
Një përqafim të ngrohtë ku s’na sheh njeri
Dua t’të puthi ëmbël e gjatë
E nëse ndonjëherë largohesh
Përsëri të më kujtosh
 
Tingullin nuk t’a dëgjova
Por fjalët i pa zë i mora
Ndjenja ime rridhte
Si valë lumi me fjalë
 
Thura vargje
Të bëra poezi
Më shndërro në pikë të shiut
Dua të pikoj në buzën tende.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s