Poezi nga Vladimir Avdulla Muça / Poezi ” TANKA ” shkëputur nga libri “Ekuinoks”

Poezi nga Vladimir Avdulla Muça

 Poezi ” TANKA ” shkëputur nga libri “Ekuinoks”

 

***

Në protestën e radhës
Katër demostrues të vrarë.
Varfëria u shtri gjërë e gjatë
Me kokodashe në dorë.
Oh çfar varr i madh!

 

***

Në kinemanë e re
Kanë zbritur yjet
Në kryet e bordellit.
Mes lakmive të seksit
Jep shpirt qenia ime.

 

***

Shtëpi të braktisura.
Në një fole,
Me gëlasa pëllumbash
Lulëzon një lulëkuqe
Me dhimbën e gjaktë.

 

***

Shegë të çara
Në shitoren e sivjetme,
Oferta e madhe.
Diku në një cep
Loti i fëmijës shket.

 

***

Lufta me vehten
N’ae plasi shpirtin.
Ena e mendimit u thye.
Në peshkimin e humbëtirës
Ditët më shtërgojnë lakun.

 

***

Libri:jastëk
I ëndërrave,mendimëve.
Dermofleks shpirti,
Në hatullat e kresë
Testament civilizimi.

 

***

Në burgun e Spaçit
Burgosur një kitarë.
Me Vaçen jeta mbahej gjallë.
Në telat e sajë
Liria me vello të bardhë.

 

***

Në muzgun grinatë
Ndriçojnë dy sy;
Atje ku dallga
Qetohet në breg
Murrosur një vejushë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s