Poezi nga Fiqirete Kukli

Poezi nga Fiqirete Kukli
 
 
***
 
Me deh deri në përhumbje Pranverë
e nga kjo dehje nuk dua të dal
më hap krahët me të lehtën erë
e më bën, që dashurinë të ta fal.
 
Egzaltuar, në lëndinat e tua zhytem
përqafuar lulet plot ngjyra i kam
Në përmallimin tënd le të mbytem
në mes të luleve me pjalm!
 
 
 
***
 
Dashuria ime dhe dashuria jote
të ndryshme ishin deri në skajshmëri,
për fat që ndodhi kështu,
sepse nuk do arrija asnjëherë, të të njihja ty.
 
 
 
***
 
Gjysëm hëne shihja e gjysëm diell
Gjysëm rruge shkoja e natës në terr
Gjysëm lule mbillja e gjysma më çel
Gjysmën tjetër kisha, por ajo nuk del
Në hapësirë thërrisja, pse mua, pse?
Ajo s’ më përgjigjej e të vetme më le
Ju luta pa fryme, ju luta si zot !
Gjysëm drite shihja e gjysma në lot.
 
 
 
***
 
Me qiellin po kthej gotat, që na mbushi deti
e të tre përqafuar, jemi bërë një
Deti nuk ka fund, as qielli gjithësi,
Veç gjurmët e mia dhe kupat zbrazëti.

One thought on “Poezi nga Fiqirete Kukli

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s