Me trashëgimtarët e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe me miq artistë, në ambjentet e Muzeut Arkeologjik në Durrës, gjatë netëve të Bienales së Muzikës Klasike. / Nga: Lumturi Ratkoceri


Me trashëgimtarët e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe me miq artistë, në ambjentet e Muzeut Arkeologjik në Durrës, gjatë netëve të Bienales së Muzikës Klasike.

(Pjesë e shkëputur nga intervista e Alessandro Castriota Scanderbeg, gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, përkthyer në shqip):”

A.C.Scanderbeg:

Nëse ekziston ende familja Castriota Scanderbeg në Itali, duhet të falënderojmë baballarët e viteve 800, katragjyshin tim Giorgio e mbi të gjitha, djalin e tij Francesco, lindur më 1840, i cili pati tetë djem, të gjithë të trashëguar me fëmijë.

Midis viteve 1500 dhe 1800, familja ka rrezikuar gjithnjë të shuhet, mbasi shpesh ka qenë vetëm njëri prej djemve që vazhdonte trashëgiminë, sepse në atë kohë kishte shumë vdekje dhe njerëzit vdisnin më të rinj. Nga Gjergj Kastrioti kanë kaluar katërmbëdhjetë gjenerata ;

i biri, Gjoni (Giovanni), që u vendos në Puglia dhe që vdiq në viti 1514,

lindi Ferrante-n, i cili vdiq në 1561

dhe lindi Pardo-n, që vdiq në 1596

dhe lindi Fabio Costantino-n, që vdiq në 1615

dhe lindi Costantino Alessandro-n, i cili vdiq më 1643

dhe lindi Vitantonion, që vdiq në 1716

dhe lindi Alessandro-n, i cili vdiq më 1743

dhe lindi Vitantonio-n, i cili vdiq më 1811

dhe lindi Alessandro-n, që vdiq më 1803

dhe lindi Giorgio-n, që vdiq më 1846

dhe lindi Francesco-n, i cili vdiq më 1905

dhe lindi Luigi-n, i cili u spostua në Napoli dhe vdiq në vitin 1954, duke trashëguar Costantino-n, babain tim, pas të cilit vij unë, i lindur në Napoli dhe i vendosur në Kalabri.

Nga ana e gjyshit tim Luigi, sot janë njëmbëdhjetë Castriota Scanderbeg.

Ç’është e vërteta, midis familjes tonë dhe familjeve të tjera në Itali me të njëjtin emër, nuk janë ruajtur lidhjet, por do të ishte gjë e bukur sikur të mund të themelonim një lloj “Lidhjeje të pasardhësve të Skënderbeut”

(Lega della discendenza di Scanderbeg).

E di që bashkë me pasardhësit e tjerë të familjes sonë është edhe një tjetër Alessandro, mjek i njohur ndërkombëtarisht me studimet e tij shkencore. Ai jeton në Lecce dhe me sa di unë, e ka vizituar Shqipërinë për herë të parë në vitin 2004.

Unë me Alessandron kemi të njëjtin katragjysh, Giorgio-n, vdekur më 1846. Ndërsa xhaxhai im, një tjetër Giorgio nga Napoli, merr pjesë në rrethin e universitetit napoletan në të gjitha takimet shkencore mbi prejardhjen e familjes dhe kushëriri im Roberto, duke qenë njeri i ligjit në Romë, është ai që ka studiuar dhe vazhdon të studiojë në arkivat e historisë, duke i dokumentuar të dhënat.

Ekzistojnë të gjitha dokumentet në arkivin e Napolit dhe të Lecce-s që vërtetojnë pasardhësit e Gjergjit. Por mbi të gjitha, në arkivat e mëdha të Romës e të Napolit, ekzistojnë shumë dokumente të tjera, që do ta bënin edhe më interesante historinë e vazhdimësisë së kësaj familjeje.

Ka qenë një poeteshë e famshme në familjen tonë Castriota Scanderbeg, Isabella, vdekur më 1749 ; ka pasur gra e burra klerikë të lartë, po ashtu, dy të tjerë (të quajtur Vitantonio) që janë martuar me kushërirat e tyre Scanderbeg (Isabella e Doneca).

Në përgjithësi, Scanderbeg-ët janë shquar për shpirtin e tyre liridashës. Kanë marrë pjesë në lëvizjet revolucionare të 1848-tës ; stërgjyshi im Francesco ishte një oficer i Giuseppe Garibaldi-t, xhaxhai im Luigi ishte një partizan i Luftës së Dytë Botërore dhe është pushkatuar nga nazistët më 1944.

Pra, mund të thuhet se përveç luftërave për çlirimin e Shqipërisë, Scanderbeg-ët kanë kontribuar edhe në çlirimin e Italisë.

Nga: Lumturi Ratkoceri

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s