PËR PAK BUKURI… / Poezi nga Petrit Ruka

Poezi nga Petrit Ruka

 

PËR PAK BUKURI…

Tre gra shtatë vjet pas Luftës së Dytë,
Zbërthejnë një predhë
Të paplasur italie,
Nuk janë xheniere, bëjnë dru mbi fshat
T’u pjekin bukën fëmijëve.

Në sy kanë kodrat mbytur në Vjosë-
Si gjinj përmbys
Përballë një pasqyre,
Dhe luleshqerat aty t’i korrësh me kosë,
Gudulisnin pulpat e tyre…

E para akoma pesëdhjetë pa pak,
Pa flokët e zbardhur…
Sa e bukur do ish,
Si ajo e thinjur e tërë Shqipëria
Me thonjtë e zi të fatit në mish…

Të dytës, më e vogël – vejushë e kadiftë,
Një burrë, mbi çati,
I hedh guriçka çdo natë,
Shamia e zezë mbi kokën e hirtë…
Se lë të hap një kanat…

E treta dyzetë dhe flokët si dele,
Dy djem të vdekur nga lija…
Çak-çuk me gur
Mbi gjylen e topit,
Barutin ta ndajnë të trija…

Me të do të bëjnë bojë për flokët,
Barutit i shtohet pak myshk,
Që flokët të jenë
Prapë të praruar,
Dhe shpirti,… ky shpirti pa ndryshk…
…………………………

Si nepërka të gjata të trija tërkuzat
U ngritën në qiell
Zunë diellin në lak,
Shpërtheu bukuria dhe thinja s’ka më
Mbi flokët e lyer me gjak…

Tri gra dikur, – xheniere bukurie,
Në viset e mia-
Mornica dëbore,
O, e zeza Shqipëri,
Që për pak bukuri,
Të duhet të biesh dëshmore…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s