TRIGLLAVI ME PLIS TË BARDHË / Nga: Ekrem Ajruli

TRIGLLAVI ME PLIS TË BARDHË
 
 
Nga: Ekrem Ajruli
 
Sot, tek ndiqja lajmet e nduarnduarta në portale elektronike, syri më zuri një videolajm që më ngazëlloi shpirtin. Një djalosh shtathedhur i veshur në tirq, xhamadan e plisin majëkoke, plisi i jepte pamje madhështore s’di pse më ngjau me malin Trigllav, recitonte në gjuhë shqipe me një vendosmëri prej artisti, vargjet e hymnit slloven.
U gëzova pa masë, ngase dikush në këtë kohë mundohet gjithësesi të imponoj gjuhën kulturën historinë e vet, edhe duke e shtrembëruar, bijtë e shqipes dje, sot e nesër pa asnjë fije kompleksi prezantojnë kulturën e fqinjëve, këtë veti e kanë vetëm popujt me virtyte të larta civilizimi e kulture, karakteristikë e popujve antikë.
E ndiqja me vëmendje sa bukur recitonte tetovari Ensar Ajdini, para figurave më të larta shtetërore sllovene.
I lumtë dëshmoi se është stërnip i shenjëtores NËNË TEREZA, gjak i të paharrueshmëve aktorë Aleksandër Mojsiu, Bekim Fehmiut, Faruk Begolli, nobelistit Ferit Murati dhe shumë e shumë figura tjera të artit kulturës dhe shkencës shqiptare e botërore, që kanë lënë gjurmë në të gjitha meridianet e globit.
Ensar, të përgëzoj për prezantimin dinjitoz të dëshiroj shëndet dhe sukses në rrugëtimin tënd kah horizontet e dijes.
 
 
 
Foto. Ensar Ajdini në skenën sllovene.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s