Një meshë , apo duel me dhembjen ( Parathënie e vëllimit poetik ” I SHËMBËLLENTE PLUHURIT KOZMIK” të autorit Adem Zaplluzha) / Nga: Ilir Paja

Një meshë , apo  duel me dhembjen

( Parathënie e vëllimit poetik ” I SHËMBËLLENTE PLUHURIT KOZMIK” të autorit Adem Zaplluzha)

 

Nga: Ilir Paja

Nëse merr në duar një krijim, poezi, prozë apo dhe vetë të luash dhe këndosh një këngë Kosove do kuptosh…Je në lutje. Pra, jo në një gëzim. Ku e qeshura mund të lyejë me të kuqtë e lumturisë deri një natë deri në puthje mëngjesi.

I tillë gjendesh në vëllimin e poetit A. Zaplluzha. Titulli vëllimit po të shohim ndërtim kohor të foljes “shëmbëllente” krijon kryekëputshëm dikotominë e një hapësire kohe mbi tokë ku tani duket sikur nuk zbret nga Krijesa qiellore asgjë më tepër se vetë poeti. Duket se dhembja, varret e hapura, urrejtja, mallkimi diku pranë tij…fqinji…e bëri të ruajë këtë zbritje.

Do të ishim onirik-ëndërror po të thoshim se brenda pluhurit kozmik gjendej jeta. Gjendej përjetësia. Dhe ruhej flutura. Kjo e fundit si një simbolikë ku doktrina panteiste naimiane në rastin tonë e kërkon ringjalljen jo në beteja baladash. Autori e din këtë. Madje në vargje të përqasura si një cikël epik, heroi Gjergj Elez Alia duket si një “moment” kujtese.

Sepse sipas vetë konceptit të të krijuarit poeti e krijon lirinë e tij kur rikrijohet. Së pari për vete. Jo nga egoja. As nga uni mbi të tjerët. Ai është aq i lirë sa ka vend për të gjitha kohët…Kur citon vargun “Lozin me eshtrat e gjyshërve” si pjesë e ciklit të parë, por ne do mendonim se vëllimi ka një përafëri me tematikën tashmë “kronikë” mijëvjeçare e jona, atdheu, do ishim të gatshëm të sintetizonim… “ Ra ky qiell e u pamë veç për mort…”Cilët lozin? Po të jemi realistë, sot e gjithë letërsia dhe vetë bota akademike e Kosovës tani post pavarësisë, ka si qëllim sinkronik dhe diakronik ciklin e rigjetjes. Së vetes. Dhe më pas nëse dhembja ia meku dhe lutjen, kujt do t’i vlejnë kryqet dhe hënat mbi varre? Po në mesha? Po pas tyre? Po ne?

Janë pyetje të cilat përmes një poezie ku thjeshtësia është njerëzore dhe muza hyjnore, ku metafora ngrihet rishmi drejtë jo më në kërkim të ish pluhurit kozmik. Por të ribashkojë gjymtyrët e tij të cilat njëkohësisht vrasja dhunoi dy botë, tokë dhe qiell. Ishte një formë ku duket se ishte ruajtur pak nga ky “pluhur” për të verbuar me të natyrën, njeriun, lulen, ëndrrën…gjithçka. Sepse pas saj do ngrihej si gur fuqie ligësia e cila do shformonte duke e përçudnuar fytyrën e mbetur dhembje.

Dimë se poezia është si shpend fluturues. Ku ka krahë vështrimin poetik hapësinor. Ka sy mbërritjen. Dhe trup tokën e premtuar. Pyesim. Kur poeti ynë shkruan vargjet: “ Kënduam këngët majë krahëve. Meteorët endacakë. Shpirtrat e rrufeve. Ullukë ndryshkur fëmijëria. Egërsohen fjalët…etj” do kërkojmë brenda poezive jo një njeri. As vetë poetin. Ai rrëfen një baladë ku tema si pritja, mbërritja, nisja, kujtesa, s’mund të jenë fat individual. Ai vetë e përjeton tokën si të ishte një varr që s’po mbyllet…Në vargun: “Varret gojë hapur” gjëma e tejkalon vrasjen. Nëse njeriu vdes, së paku shpirti lundron ende në brigje ringjalljeje. Por personifikimi “gojë hapur” e thellon dhembjen në palcën ku një komb qenëson veten. Tek Gjuha! Ndaj raporti jetë-vdekje është Zë vdekur dhe vdekje e vrarë. Atëherë cila do ketë qenë fjala ‘shëmbëllente pluhuri kozmik?” Kjo kohë ku veç as mbi tokë s’ka ekzistuar për një histori të tillë…Kuptohet se po të jemi strukturalë nga pikëpamja gjuhësore, poeti e ripëmend shpesh herë fjalën si të Zotit, kryqit, mëkatin, ashtu siç nuk nguron t’i vë në raport antiteze përmes fëmijërisë, puthjes , fustanit, dashurisë.

Adem Zaplluzha

Shpesh herë na ndodh që kur rrekemi të këmbejmë dy-tri mendime mbi një poet kemi ngutjen të shkojmë drejtë ngjashmërive të tij me të tjerë. Dhe prirja është të ngjitemi shkallëve ku si në supet e miteve janë jo poetët, por muzat ku një komb pret t’i zbresë si re qiellore ati poet.

Në rastin tonë ne s’po e ndërmarrim këtë “nismë”. Mendojmë se autorit i vlen më shumë t’i përkasim atij në këto vlerësime se ta “ndajmë” poetin duke ia dhuruar veten e tij të tjerëve. Dhe pse poeti i ndjen dhe jeton me ta.

Kur vendosëm të ndërtojmë mendime recensuese po i rikthehemi titullit. Ashtu si vëllimi me tri cikle dhe titulli ka një raport ‘tri këndor” .Pra…”I shëmbëllente…” Cili? Ai? Ajo? Para nesh kuptohet. Por jashtë një ose dy njerëzve për cilën pjesë të botës “I shëmbëllente…?” Askujt! Pluhuri kozmik është ngjizja jonë. Kështu ne i shëmbëlleheshim vetes. Në të drejtën tonë. Duke qenë se po e kërkojmë këtë “magji” ribërëse po takohemi me zhbërjen e saj…Dhe poeti na afron duke na lejuar të mbërrijmë… “ Korbi fëmijërisë. Kafshon gurin. Pështyn diellin. Vajtojnë lirikat. Çmendurisht shirat. Lehjet e Hënës. Vjeshtë e mermertë. Lahej në mëkatin e saj.” Lexues. E kupton ku je? Ne të gjithë? Pyetje ku nëse ne lutemi për ta afruar miqësisht kohën, mallkimi i del para duke e griruar si të ishte fetus ku nëna do vishte fustan mjegulle…Është ky varg që si një kupë qielli ka verbuar brenda tij ngjyrat dhe ne ende na lëshon pas vdekjes së ish pluhurit kozmik imazhin e vrasësit. E njohim. Por kemi ndrojtje. Sepse dhe aty ku jemi intimësisht “ Kërcell epshi” frigemi nga shkulja e rrënjëve kohë më parë…Kjo na çon në dilema. Vetë shfaqja panoramike na jep një natyrë ku gjymtyrët e saj s’përkojnë me trupin e gjetur. “Në dhomën me flokë të gjatë. Ku kyçen qirinjtë” vargje, ka pak shpresë dhe pse poeti beson se pluhuri kozmik ka sjellë një flutur e cila nëse vonon ringjallja me të gjitha format e përsosmërisë, së paku qielli dikurshëm i shëmbëllen tani kësaj fluture. Nëse besojmë se ajo vjen dhe pse nga shurdhësia kambanës, memecërisë së kryqeve, vjeshtës së mermertë, ajo s’bëhet bust. Shtatore. Varr. Ajo është palca e rrjetës. E lehtë ndoshta. Por pa kthim në vdekje.

Urime poet! Sepse meteorët tani s’janë endacakë. Sepse pas pluhurit kozmik je ti. Një yjësi vargjesh që nuk t’i verbon ndriçimet asnjë mjegull e së shkuarës. Që ngrihet gjithnjë e më rrallë të na trembë…Por ne kemi ruajtur si ëndrra dhe jo pak shtëpi që po i ngremë të ecin si vetë një njeri poet më shumë. E nëse shkel mbi vdekje s’ka mallkim. Ato tani janë marrë me vete. Në shpirtrat e ish pushtuesit. Ne vëmë këmbën. Por nuk e zgjojmë më vdekjen.

Kemi pluhur kozmik ndryshe…Shtëpitë lëshojnë rrënjë! Kaq mjafton të çelim foshnja jete!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s