Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi

Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
 
 
SYTË
 
Sytë e dhembjes,
si të busteve, ngrirë .
Në thellêsi, vrima kozmike valëzojnë gravitetin
për mbijetesë të qënies …
 
Sytë e dhembjes ,
në hone nënvetëdije ,
thëngjillojnë genet ,
trazojnë molekulat …
Shpresa të bëhet dritë ,
jeta, dashuri …!
 
 
 
ENIGMA
 
U zhyt Orfeu
në zgafellë errësie ,
të merrte të bukurën
Euridikë …
Në thellësi shpirti
dhe të zbulonte
të vdekjes enigmë …
Nga kjo ,
dëshirë e ndaluar ,
harroi këngën magjike …
Mbeti në Had
Euridikë …
Mbi tokë Orfeu
endej çmëndur .
Hyjnorja dhunti ,
dënim i tij .
Mbytur ne gurë
viktimë dyfish ,
nga shumë dashuri …
 
Kështu dhe artistët
mbërthehen nga vepra ,
mes dhimbjesh të ferrit ,
të dalë nga mosqënia ,
KRIJIMI .
 
Enigmë hyjnore .
FRYMËZIMI …
 
 
PAS ZEMRËS
 
Të ecësh pas zemrës ,
të ecësh si sirena Ariel …
Apo mbi kaktuse ,
mbi shkëmbinj thepisur …
Mbi gjarpërinj zilie …
Teksa ndër deje,
llavë …
 
Mendja të arratisur
kërkon honeve
ëndrra zhgjëndrrash …
Je e nuk je
I /e kësaj bote …!
 
Të ecësh pas zemrës,
gëzimdhëmbje …!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s