Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Psikologjia e grindjes me realitetin” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILU)

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Psikologjia e grindjes me realitetin” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILU)

Shtëpia botuese këtë herë ka ndryshuar “vesin” e Denilu… që boton kryesisht vetëm libra me epigrame! Kësaj radhe në logon e botimeve “ADA” DENILU del me dy libra psikologjikë. Para tre ditësh, Deda u shtua me një nip tjetër dhe u bë gjysh dy herë.
Si shtëpi botuese e urojmë të bëhet edhe stërgjysh.

Autori : Ded Nikoll Luca (DENILU)
Titulli : Psikologjia e grindjes me realitetin
Redaktore : Dorjana Sterkaj
Botimi i parë, 2018

ISBN: 978-9928-269-36-2
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Mihal Grameno Pall.32 Ap.7
www.botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2018

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Luca, Ded N.
Psikologjia e grindjes me realitetin / Denilu ; red.
Dorjana Sterkaj. – Tiranë : Ada, 2018
96 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-36-2

1.Letërsia shqipe 2. Proza

821.18 -311.1

Çasti i vetëm që vuajmë është kur besojmë një mendim që grindet me atë që është në të vërtetë.
Realiteti ishte ky dhe vetëm ky, dhe Franceska nuk mund t’a ndryshonte. Ajo kishte kuptuar humbjen e dashurisë ndaj Markut. Kur mendja është përsosërisht e kthjellët, ajo që është, është ajo që duam.
Të kërkosh që realiteti të jetë ndryshe nga ç’është, është si të provosh t’i mësosh një maceje të lehë si qen. Ti mund të provosh e të provosh dhe në fund macja do ta ngrejë kokën të të vështrojë dhe do të bëjë “mjau.”
Të kërkosh që realiteti të jetë ndryshe nga ç’është, është gjë e pamundur. Franceska nuk merrej me të pamundurën.

Me respekt i juaji Ded Luca (Denilu)

 

Parathënia e librit

Ja vlen të theksoj se me librin i titulluar “Psikologjia e grindjes me realitetin” ndryshe nga librat e tjerë psikologjik të shokut tim të universitetit Ded Luca, ky libër nuk ndahet në dy pjesë, ku tek të tjerë libra të botuar, pjesa e parë ishte narrativa me personazhet e veçantë dhe e dyta bashkëbisedime me klientët. Ky libër ka vetëm një pjesë dhe mund t’a quash edhe një roman i vogël, pasi personazhet janë po ata. Duke qenë se autori nuk e quan as roman dhe as novelë une mund t’a quaja një “lum” që po vërshon tek deti shpirtëror i lexuesëve. Duket se qëllimi i Dedës është që të mos e mërzisë lexuesin, ndaj ka futur përsonazhet, dhe me gojën e tyre tregon të veçanta bashkohore të psikologjisë. Deda po merret kryesisht me epigramin dhe psikologjinë. Ka raste që del me botime të librave me ese dhe më gjerë, para dy vitesh ka botuar dy romane dhe një liber me novela . Janë të shumta librat psikologjik dhe ato me epigrame. I ka kaluar pesëdhjetë librat e botuara dhe nuk e di askush se sa libra do të botojë!. Duke qenë se i kam premtuar se do shkruaj parathënie për librat e tij, unë e mbaj premtimin prej “hallit”….
Për epigramet i kam thënë të mos më “shqetësojë” pasi ai po boton dy libra në muaj. Të bëhesh poet, të krijosh poezi, është shumë e vështirë, sepse, vetë poezia si zhanër, është po aq e vështirë për ta krijuar, sa edhe ajo vetë nuk të lejon ta shpërdorosh emrin e saj.
Ndryshe nga proza, që të lejon të hysh në të gjitha hapësirat e saja për t’i trajtuar ngjarjet, personazhet, dialogët, monologët… poezia dhe poeti vetë kanë sekretin e tyre për të hyrë në ato porta kaq të vështira, sikur edhe në katër vargje të shkruara, të përmbledhë atë, që një prozator mund t’a përmbledhë në tregimin, novelën, romanin e tij. Kjo është mjeshtria e poetit për të krijuar poezinë e tij…! Në rastin e Dedës epigrami me katër vargje po jep sukseset e veta.
Sot, emrat e “poetëve” janë shtuar aq shumë, sa është e vështirë të dallosh poetin e vërtetë me krijuesin e thjeshtë. Deda ka shkruar gjithë jetën dhe po boton vetëm tani këto vitet e fundit me një vrull të mahnitshëm prej 60 vjeçari .
Piksynimi i tij është që në 62 vjetorin e tij, në Mars 2019, të ketë 62 libra të botuar…! E pyeta me shaka: po per 63 vjetorin, do kesh botuar 63 libra? Deda qeshi dhe më dha lajmin se do te ketë 103 libra te botuar. Deri sa të më punojë mendja dhe dora do botojë libra shprehet Denilu, dhe jam i sigurtë, që ai e mban fjalën e dhënë.

Fatmir Lika psikolog, shok shkolle i autorit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s