Poezi nga Sarë Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

SE JAM DJALE I SULLTANIT 
(ose me dreqin)

Pasi ia falëm shpirtin qoftëlargut
Shën Naumin e Çamërinë iu falëm fqinjëve të parë
Vërmoshin e bëmë copë e grimë.
Vazhduam e përdhosëm shpirtin
sërish fqinjëve
tokë e det iu falim…

Ti “luftëtar”, vazhdo e krekosu
rreh gjoks e shto xhepa
Ti Poet, ku dreqin je strukur
Popull, ah popull i pagojë
sa turp…

Ç’të bëjë trupi
gjymtyrë cung(uar)
shpirt jep.

 

KY MOT

Kur zë e numëron gjymtyrët e trupit
sheh se njëra mungon

mandej
mohon
fluturimin e zogjve
pohon

ky mot
seç flet për zogjtë…

 

HESHTJA
(biblike)

Prej saj zemra më dridhet
e jashtë parzmës do të më dalë!

Dëgjo si i buçet zëri,
zëri i madhërisë së saj,
mbarë qiellin çan,
detit fundin me ujë ia mbulon!

Heshtja,
në duar mban rrufenë…

Fjala ime ç’rëndësi ka për Të.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s