Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Shpresëtar

Lerja shpresës, ndezur një dritë
Ndoshta, humbi rrugët, mes territ të natës
Ndoshta, është plaguar, nuk sheh më nga sytë
Ndoshta grahmon mjegullash. Përzhytet mes vapës!
Shpresa vdes, mbas vdekjes. Nuk vritet, në pritë!

 

Qyteti i Gurtë

Qyteti im,
nuk ka det!…
Ka gurë, 
radhë – radhë.
Gurë të zinj,
gurë të bardhë
nostalgojnë për një ledhë…
Nën prekjen
e një vale dritëlarë
kur dritëdiellin pështjell
thellë gjinjve të vetë.
Qyteti im…
I gurti, qytet,
ëmbëlgjumit ëndëron
vetëm det.

Në vend të valëve,
Zoti të fali gurë!…
Gjene mirë –
them me vete:
S’kam dëgjuar kënd,
të të gjuaj me valë,
të godasë me dallgën
gjithë shkulm…
Qyteti im,
ëndërimesh mbete.
Buzëmbrëmjesh
lan këmbët në lum…
Pastërtor kridhesh, thellë ëndrrës,
në gjumë!

 

Vjeshta

Vjeshta vjershëtore,
vjeshtoj përmbi vjershë
E mbyll vjershërimin… 
Piklot, gjethin vesë!
Vjeshtë vjershëtore.
Vjershο, mos rri druar.
Ngjyeje penelin, vjeshtës së bekuar
Ngjyeje penelin, vjeshtës kuqëluar
Ngjall dritë edhe shpresë,
atë shpresë humbuar!
Vjeshtë vjershëtore,
vjeshto përmbi vjershë
Në do një mik zemre…
Shpirtin tim do të kesh!

 

Molog më vete

Nuk desha, im bir, të të flas asnjëherë.
Të të trgoj, biri im, kërkova gjithmonë.
Kahun e ecjes, monopatit që therr…
Rritmhapin të zgjedhësh, sa s’është tepër vonë…
Jeta s’është këngë, që me vete të merr!

Nuk desha, im bir, të të flas asnjëherë.
Të të trgoj, biri im, kërkova gjithmonë.
M’i vodhën imazhet, në sy mbollën terr
M’i vranë horizontet dhe shpirtin lanë hon!
Ndaj rritu mesdimrash, vetmive si ferr!

Nuk desha, im bir, të të flas asnjëherë.
Të të trgoj, biri im, kërkova gjithmonë.
Tani më dëgjo… si kurrë ndonjëherë:
Në kohën pakohë, mësoje, s’ka “vonë!”
Pranverë do të korrësh, po mbolle, pranverë!…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s