Fragment nga romani në proçes për Skënderbeun “BESA”  i autores Zyba Hysa 

Fragment nga romani në proçes për Skënderbeun “BESA”  i autores Zyba Hysa 

– Im Zot, – u dëgjua zëri i Vojsavës, e cila kishte disa caste në këmbë e ata ende s’e kishin vënë re, – ka ardhur lajmëtari nga Ankaraja…
Me kaq mori fund dhe biseda me misionarin, ndaj u përshëndet me të dhe doli, në vend të priste daljen e tij si zakonisht.
Kur bëhej fjalë për familjen, ai edhe më zjarrin e luftës të ishte, do gjente mundësinë të shkonte e të rikthehej përsëri në luftë, por edhe ardhjen e herë pas hershme të lajmëtarëve nga Ankaraja e priste si lajm nga familja, se gjysmën e shpirtit e kishte atje, sidomos me ikjen e Gjergjit, ai ishte edhe më i mallur.
I sapo ardhuri priste në dhomën, ku zakonisht priteshin njerzit e fisit. Gjoni, ndryshe nga takimet zyrtare, ku gjithkush përulej me nderime, para lajmëtarit u përul ai dhe e përqafoi si të kishte në krahë birin e tij të vogël, Gjergjin dhe pa i lëshuar dorën, u ulën pranë e pranë me dëshirën për të folur sa më gjatë.
– Vij me lajme të mira nga Ankaraja, kam edhe një shkresë nga vetë sulltani, – tha dhe e nxori nga canta.
– E lexojmë më vonë, – tha Gjoni, – pa më thuaj për djalin…
– Edhe shkresa në lidhje me djalin është, ai ka dalë shkëlqyer në përgatitjet kalorsiake, aqsa tërhoqi vemendjen e Sulltanit në një provë të shkollës…
– Për këtë nuk befasohem, ai kalëronte mrekullisht qysh kur ishte këtu, qysh 5 vjec ai qëndronte si kalorës i vërtetë…
– Ai është përzgjedhur të kalojë në shkollën brenda oborrit të sulltanit, aty ku mësojnë edhe djemtë e tij…
– Kjo qënka për tu gëzuar, aty do të ketë mundësi të mësojë shumë gjuhë dhe mjaft njohuri mbi artet dhe filozofinë, mbi teologjinë islame, për të bërë dallimet me atë krishtere…
– Brenda oborrit ka edhe kishë për të krishterët, ku përvec mësonjësve tanë arbëreshë, do të ketë klerikë të zgjedhur nga vendet e tjera…
– Kush mëson të gjitha teologjitë, kupton ndryshimin dhe bën vlerësimin e më të mirës, të asaj që mbrojmë ne, Shkrimit të Shenjtë. Kjo më pëlqen tek sulltani, se nuk ndalon dhe nuk vret teologët, përkundrazi i mbështet…
– Kjo është e vërtetë, madhëri, kam dëgjuar se edhe ikja e profesorëve dhe teologëve gjermanë nga Universiteti i Pragës, ishte pikërisht kjo, tezat e tyre dilnin zbuluar përballë tezave të Gjon Husit tonë, Gjonit të fesë sonë, por edhe të gjakut tonë ilir.
– C’flitet për ngjarjet në Pragë e në Konstancë? Si u prit diegia e Gjon Husit nga teologët dhe profesorët e atjeshëm?
– Aqsa kam dëgjuar dhe biseduar, oborri i sulltanit e dënon ashpër këtë veprim antinjerëzor, kundër njerëzve që vënë jetën në shërbim të Shkrimit të Shenjtë, se Biblën dhe Kuranin i quajnë të shenjta dhe të pagabueshme. Dënojnë me forcë teoritë e Papatit për shitje Indulgjencash, se kushdo mund të marrë atë që meriton, jo atë që mund t’i ofrojë paraja, po kështu eshte për faljen e mëkateve, apo lirimin e skllevërve, nëse marrin pjesë në kryqëzata kundër të “Pa feve” sic i cilësojnë ata përkrahësit e Shkrimit të Shenjtë.
– Tek bisedoja një herë me sulltan Bajazitin, më tha: “Nuk e krahasoj njeriun e mencur me pasurinë, pasuria edhe mund të digjet, por i mencuri lë mendime q’kurrë s’digjen, as dalin jashtë kohe… cdo mendim që ka vlerë sot, sa të jetë bota ka vlerë…”
– Ka thënë fjalë me vend dhe një gjë të dishë, Perandoria Osmane po fuqizohet falë vlerësimit të dijes dhe artit e krahas kësaj, të forcës ushtarake. Kjo është arësyeja që për cdo vit bëhet përzgjedhja e Iclloganëve më të mirë e marrja e tyre në shkollën brenda oborrit…
– Ju ishit aty, kur biri im kaloi të gjitha provat?
– Prezantimi përherë bëhet në arenat e ndeshjeve të skllevërve që kërkojnë lirinë, apo të kalorësve që kërkojnë të rritin postet në ushtri, apo në duele për të fituar baste të ndryshme…
– Më thuaj për Gjergjin… – ndërhyri Vojsava, e cila deri atëherë kishte heshtur e pushtuar nga malli.
– Ndodhi mrekulli… Për cdo vit ndeshen të gjithë iclloganët brenda moshës së tyre, kush del i pari, merr edhe tituj e ajo më e rëndësishmja, vazhdon të mësojë brenda oborrit të sulltanit…
– I morëm vesh këto, na trego për Gjergjin… – ndërhyri Gjoni me padurim për të marrë vesh më tej.
– Po e them shkurt; Kur doli Gjergji në arenë, askush nuk e besonte se mund të ishte një djalë 10 vjecarë, ai dukej si gjigand para cdo icllogani tjetër që provonte forcën me të, ndaj atë që bëri Gjergji, s’ishte parë ndonjëherë, ai mundi, jo vetëm moshatarët e tij, por të gjithë iclloganët dhe doli i pari në të gjithë kolegjin Icllogan! – Tha ai dhe përcolli lotët.
– Kjo gjë e mrekulloi sulltanin dhe sulltaneshën, – vazhdoi më pas, ai, ndaj zbritën shkallët, bashkë me djalin e tyre, Muratin dhe vajzën Zylejkën dhe shkuan në arenë për ta përgëzuar e përqafuar, gjë që s’kishte ndodhur kurrë në historinë e këtij kolegji…
– Bir’ i nënës! Trimi i nënës! Dragoi i nënës dhe Arbërisë! – Shfreu me ngashërim Vojsava.
– Ju duhet të jeni kremarë për këtë, ai na zbardhi faqen të gjithëve e nga ajo ditë ne shikohemi edhe më me respekt atje… por lermëni të tregon atë më të bukurën:
– Kur zbritën në arene, vajza e vogël, Zylejka, u hodh Gjergjit në qafë dhe e puthi në faqe, edhe ai e puthi dhe e rrotulloi duke u nderë flokët e saj të artë në erë, atëherë e gjithë arena u ngrit në këmbë dhe oshëtiu qielli nga të thërriturat: Iskanderbeg… Iskanderbeg… Iskanderbeg… në nder të Aleksandrit të Madh, thirrje që e shoqëruan aqsa herë mposhte kundërshtarët.
Pasi uli vajzën në tokë, e përqafoi edhe Sulltani me lotë në sy dhe thirri:
– Sot në mesin tonë është ringjallur Iskander dhe Gjergji do të thirret sic e thirrët ju; Iskaaaanderbeg, – tha gjithë solemnitet dhe e përqafoi duke e puthur në ballë. – Ta gëzoni emrin e rrallë, biri im! Ti do të jesh zemra, mendja dhe krahu i Perandorisë!
Arena u drodh nga brohoritjet e forta, qielli vetëtinte pa pushin, sikur do të binin rrufe e pse koha ishte e mirë.
– Urdhëro tani letrën e sulltanit, ku i jep titullin “ISKANDERBEG – SKENDERBEBEG” – tha duke i drejtuar letrën i përlotur…”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s