Kalendari poetik: Boris Ryzhij (1974-2001) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Boris RYZHIJ

Kalendari poetik: Boris Ryzhij (1974-2001)

Më 8 shtator është data e lindjes së poetit rus Boris Ryzhij, (në rusisht: (Борис Борисович Рыжий) që kreu vetvrasje pa mbushur 27 vjeçët. Pati studiuar për gjeologji dhe gjeofizikë bërthamore dhe pati botuar mjaft artikuj mbi tema të tilla nëpër revistat shkencore. Pas vetvrasjes në vitin 2001 filloi të vlerësohej si njëri nga poetët e shquar rusë si dhe të përkthehej jashtë shtetit. Ja një nga poezitë e tij:

SERZH ËNDËRRONTE MËRGIMIN
(Серж эмигрировать мечтал…)

Mërgimin ëndërronte Serzhi,
por një kaleci grusht ja ngjeshi
dhe puna vajti në gjykatë,
Bobi vdiq, Vadimi shkërdhatë,
unë vi vërdallë në vetmi,
kot fare, s’ma fërshëllen njeri.

S’marr dot frymë, s’di si jetoj,
S’shkruaj dot ato që mendoj,
Bahun rri dëgjoj me trishtim,
shoh bien gjethet në dritare,
ashtu ngadalë me përtim
dhe vdekja nuk më tremb hiç fare.

Ç’u bëtë të bekuara kohë,
kur dehesha pa pirë një gotë,
ikja nga konvikti dritafikur,
një “hajt njatjeta” rojes me dorë,
prapa vinin gocat e Kimikut,
unë para, si Apollon hyjnor.

Gjithë qef, ndaloja ndonjë taksi:
“Ku? Jepi vëlla, ku të duash ti!”
Një krah hedhur, përshembëll tek Olja,
me tjetrin Irinën shtërngoja fort,
për besë, me flatra fluturoja,
s’doja t’ia dija për gjë në botë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s