Kalendari poetik: Cesare Pavese (1908-1950) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Cesare PAVESE

Kalendari poetik: Cesare Pavese (1908-1950)

9 shtatori shënon ditën e lindjes së një emri të shquar të kulturës italiane: Çezare Paveze (1908-1950); qe shkrimtar, poet, përkthyes, eseist dhe kritik letrar. Familja e tij qe në gjendje të mirë ekonomike, por i ati vdiq kur Çezare qe pesë vjeç dhe nëna e tij s’kishte shëndet të mirë, qe e rreptë dhe kjo gjë ndikoi mjaft në karakterin e paqëndrueshëm të tij.
Në ditarin e tij pati shkruar: ”Punova, u dhashë njerëzve poezi, ndjeva dhëmbjen e shumë njerëzve, kërkova vetveten.” Me një ndjeshmëri mbi të zakonshmen, nga një zhgënjim në dashuri i dha fund jetës me vetvrasje. Qe shumë i ri, pas ca ditësh do të kishte mbushur 42 vjeç…

SHPËRFILLJE

Shpërtheu kjo urrejtje, dashuri sikur të qe,
me dhëmbje, vehten sheh tek gulçon
një fytyrë, një trup kërkon, dashuri sikur të qe.

Kanë vdekur trupat e gjallë dhe zërat
që kumbonin, gjithçka fërgëllon;
gjithë jeta në një fill zë varet.
Shkojnë ditët nga një dalldi e hidhur
në përkëdheljen e trishtë të zërit që
fytyrën na çngjyros. Jo pa ëmbëlsi
ky zë, i pamëshirshëm, i dridhshëm
kujtimit i tingëllon: dikur fërgëllonte për ne.

Por trupi nuk fërgëllon. Vetëm një dashuri
do ta ndizte, këtë kërkon dhe urrejtja.
Asgjë në këtë botë, as njerëzit, as zërat,
nuk e vlejnë përkëdheljen e ndezur
të atij trupi dhe atyre syve. Në vrerin e dalldisë
që veten shkatërron, kjo urrejtje gjen
ditë pas dite një vështrim, një fjalë të thyer
dhe i përfshin, e pangopur, dashuri sikur të qe.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s