Poezi nga Mimoza Çobo

Poezi nga Mimoza Çobo

 

DO VIJ TË VDES NË PRAGUN TËND…

Penelopë e dashuruar mbeta nën tisin e hënës,
nga marazi enda pëlhurë venat e zemrës,
nëse,s’vjen t’më kërkosh,pa u fikur ylli në mëngjes,
përmbi gjethe do jem tretur bulëz me ves.

Më mirë një flutur,të më thith me buzën e saj,
në embrion fluture, le të kthehem pastaj,
larvë e një future,s’kam qënë në jetë,asnjëherë,
krahë me luspa pluhuri,s’kam tundur nëpër erë.

Nëse,sipër trëndafilit,hedh dorën e më merr,
sa dy petale do rëndoi,ky shpirti im i mjerë,
mbi buzë do lë puthje e do shtegëtoj sa më larg,
si flutura Monarke do vij të vdes,në tëndin prag.

 

KUR GRUAJA TË DO ME SHPIRT

Një grua e ndien aromën e burrit që do,
edhe kur vesëholla gjurmët ia ka fshirë,
kur karajfili stinëve kundërmon ngado
dhe kur dorëzonja deh ditët,me të mirë.

Një grua sheh syrin e burrit që dashuron,
mes muzgut kuqalosh që mbledh bukuritë,
nën velin e agimit, kur nata lodhur shkon
dhe trëndafilja ditë shtron gjithë mirësitë.

Një grua njeh zërin e burrit që dashuron,
mes këngës së valës,që ligjëron në breg,
mes korit të zogjve në shtegtimin e vonë,
kur vjeshta zverdhon gjethet nëpër degë.

Një grua e ndjen pranë burrin që dashuron,
kur ai folenë ngre brenda zemrës së saj,
kur diellin e dashurisë,pa kusht ia dhuron
dhe frymën e shpirtit gjer në vdekje ia fal.

 

FALMË NËNË!

Më fal nënë,më fal,që s’të kam shkruar!
Mbetur pas punës,kam harruar se je plakë,
tretur nën lëkurë,se netëve s’ke dëgjuar,
zërin tim, të thyej heshtjen nëpër prag.

Të ëmblën puthje në gji,ruaje për mua,
kurbetit kur të kthehem lotuar në behar,
ndonjë ftua hiq mënjanë,se si dikur e dua,
të falem nënoke,të falem,sa të jem gjallë!

S’dua aspak,larg teje të mbes mërguar,
e di se sa vuan e merakosesh çdo natë,
ti thurmë një ninullë e këndoma mjaltëzuar,
prehrit kur të vij të më zërë gjumi ëmbëlak.

Do shkel gjethet e rëna,lehtë,pa zhurmë,
të mos trëmbesh kur rri mbi të vjetrin prag,
flokëve të bardha,do hedh lulërina shumë,
të ngjyrosen thinjat,një nga një me radhë.

Qielli le të yllëzojë prej vezullimeve prush,
valles t’ia marri mbi diskun e verdhë hëna,
sipër balukes së thinjur, të bjerë i arti nur,
se asnjë yll qiellor s’ka bukurinë që ka nëna.

Ti nënë,mua birin,kurrë s’më ke mohuar,
dhe pse prej meje,syri yt ka derdhur lot,
ke pritur si fëmi, të vija një ditë të bekuar,
falmë nënë,që të lash vetëm për kaq kohë!…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s