Guy Goffette ( Belgjikë)

Guy Goffette
 
Guy Goffette (i lindur më 18 prill 1947) është poet dhe shkrimtar i lindur në Belgjikë. Goffette botoi librin e tij të parë të poezive në vitin 1969. Që atëherë ai ka punuar si redaktor në kompaninë botuese Gallimard. Poezia e Goffette është krahasuar me Verlaine (nga të cilët Goffette ka shkruar një “biografi imagjinare”) – poeti bashkëkohor francez Yves Bonnefoy tha:
Goffette është një trashëgimtar i Verlaine. Një poet i cili me shumë guxim ka vendosur të qëndrojë besnik ndaj jetës së tij personale, në momentet më të përulura. Ai i mban gjërat të thjeshta, ai është jashtëzakonisht i aftë të kapë emocionet dhe dëshirat e përbashkëta për të gjithë ne. Goffette është pa dyshim një nga poetët më të mirë të momentit aktual në Francë.
Filmat e shkurtër të Goffette shpesh rishfaqin figura historike – poeti Paul Verlaine në Verlaine të pllakës dhe të shiut (1995) dhe përsëri në Verlaine tjetër (2007) ose piktori Pierre Bonnard përmes muzikës së tij Marthe në Ajo, nga lumturia dhe gjithmonë lakuriq (botuar në anglisht si “Forever Nude” në vitin 2008). Për disa vjet, poeti dhe kritiku amerikan Marilyn Hacker ka përkthyer një numër të poezive të tij, të cilat janë shfaqur në Paris Revieë, TriQuarterly, Barroë Street dhe Poetry London. Një antologji dygjuhësore e përkthimeve të tij të poezisë Goffette, Charlestoën Blues, u botua në vitin 2007 nga University Of Chicago Press
Përveç poezisë së tij dhe fiksionit të tij, Goffette është një eseist pjellor dhe një kritik i cili rregullisht kontribuon në Revistën e Re Franceze.
 
Çmimet
 
Çmimi 1989 Mallarmé për Kompliment për një kuzhinë province
Çmimin e Madh të Akademisë franceze.
2015 Çmimi Ndërkombëtar Letrar Novi Sad (Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë në Novi Sad)
Poezi të zgjedhura
E përditshmja e kuqe, 1971.
Nomadie, 1979.
Tetë muza të reja dhe lakuriq, poezi rreth fotografive nga Miloslav Stibor, 1983.
Vetëm hije, 1983.
Prolog i një shtëpie pa mure ,1983
I fjeturi pranë çatisë, 1983.
Jeta e premtuar , 1991, (përkthim nga “La vita promessa” italisht)
Peshkatari i ujit, Ed. Gallimard, Paris, 1995, kol. Blanche. Kallam. 2001.
Ikari, një përkthim biligual nga Tucker Zimmerman, 2000.
Vetëm hije paraprirë nga Nomadie, 2003.
Lamtumirë skajeve, 2007
Trillim i përzgjedhur
Nisja, 1995.
Verlaine i pllakës/plloçës dhe i shiut, 1996.
Miku i patokut, 1997.
Ajo,nga lumturia dhe gjithmonë lakuriq, 1998 botuar në anglisht si “Gjithmonë lakuriq” në një përkthim nga Frank Ëynne
Nisja dhe vende të tjera ndjekur nga nuk ka problem, 2000.
Një verë përreth qafës, 2001
Një fëmijëri që shet ndërresa , 2006.
Verlaine tjetër, 2007.
 
 
***
 
Nata mund të mbyllë detin
në pasqyra: festat kanë mbaruar
vetëm gjaku vazhdon të piqet
në hijen që rrethon tokën,
si ky rrush i zi
harruar në dhomën e syrit
një shqiponjë që shqyen kanavacën
e mbytet
në fyt të kohës.
 
 
 
Unë i thoshja gjithashtu vetes (Jeta e premtuar)
 
Unë gjithashtu i thoshja vetes: të jetosh është diçka tjetër
Përveç kësaj harrese të kohës që kalon dhe disa kërdive/shkatërrimeve
të dashurisë dhe të prishjes – ajo që bëjmë
nga mëngjesi deri në darkë: copëtojmë detin,
 
copëtojmë qiellin, tokën, gjithçka me radhë zogun,
peshkun, urithin, më në fund: duke luajtur për të fabrikuar ajrin,
ujin, frutat, pluhurin; duke vepruar si,
djegur për, duke ecur drejt, për të korrur
 
çfarë? krimbi në mollë, era në grunjëra
pasi gjithçka gjithmonë bie, pasi gjithçka fillon përsëri dhe asgjë nuk është kurrë e njëjtë
për atë që qe, as më keq as më mirë,
i cili vazhdon të përsërisë: jetesa është diçka tjetër.
 
 
 
Përgatiti materialin Marjeta Shatro- Rrapaj
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s