Kalendari poetik: Giuseppe Gioachino Belli  (1791-1863) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Giuseppe Gioachino Belli  (1791-1863) 

Poeti italian u lind më datën 7 shtator 1791 në Romë, ku edhe vdiq në moshën 72 vjeçare. Ka shkruar edhe në italishten standarte, por kryeveprat e tij, 2279 sonetet romaneske, i shkroi në gjuhën e popullit, në të folmen e Romës. Në ato sonete, me një gjuhë të hidhur, shpesh me humor të zi, sulmon ashpër pushtetarët, gjykatësit dhe klerikët e korruptuar. Nga frika mos cënohej karriera e birit të tij të vetëm, i la detyrë atij t’i digjte ato sonete; i biri nuk e përmbushi vullnetin e të atit dhe vite më pas, stërnipi i tij i botoi të gjitha. Sonete të zgjedhura të tij janë përkthyer nnë disa gjuhë, kam edhe unë disa prej tij në shqip, kuptohet, në të folmen e Tironës, qi i bje bidivi asaj të Romës. Ja përzgjedhja ime sot:

MOMA HAJDUTIT
(La madre del landruncolo)

Uh, çër paska vjedh kshu? Ca gjojna koti,
Dy çadra, tre shalla, naj sahat xhepi,
Për kaqi gjo ja qitët shpirtin t’shkretit,
T’thujsh mò, i paskësh sill me gur vet Zotit?

Po mir, qeka hajdut, çër t’thot ija,
Po kta, hajdutët, si kena robt ton?
Me qen Kiku ujku, delet kush jon?
Pa gjinofe osht vetëm Perenija.

Jon shum me kte ven, Zotnija Juj
Qinfish xhapin e s’e rrujn asiçik,
Mileti me temeno ju bje m’gjunj!…

Un e kom kshillu: “T’keqen moma, Kik,
Leni xhinglaminglat, miljonat gjuj;
Se ne kisha vet, ka me t’bo Shën Kik.”

 

©  shqipëroi  Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s