Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

PA PJESË

Më thanë të vrapoja dhe i thyeva këmbët,
Kalova mbi gjemba dhe gurë zbathurisht.
Deri në bërryl lakmia kish përveshur mëngët,
Sinorët e lumturisë po ndante natyrisht.

Prita e prita si mali dëborën,
Por ishte vere e toka gulçonte në djersë.
Askush nuk më foli,askush s’më dha dorën,
Veç një zë më tuje : “për ty nuk ka pjesë!”

Kërkova në fund veç një majë shkëmbi,
Prej andej të fluturoja në të zezën humnerë.
Hodha sytë. Atje mizëria më trembi.
Dhe për të vdekur,sinori duhej blerë.

 

Nëse…

Nëse shikon nga poshtë një majë mali
Dhe vetes i thua: në majë s’ngjitem kurrë,
Dhe në një breg lumi këmbët t’i merr zalli
E dielli ta pjek gjakun përmbi gurë.

Nëse në jetën tënde kaq shkëmbore,
Sizifin nuk e do dhe e urren,
Shkëmbin e tij mbi sup kape për dore
Dhe ngjitjen nise,kaq mund të them.

Jeta s’është e thjeshtë as kaq e vështirë,
Jeta s’është një ditë as një natë,
Unë prapë të them: Sizifi është i mirë,
Në jetë bëhu veç me Sizifin aleat.

 

Pentagrami i ikjes

Filluan të mblidhen në telat e mardhur dallëndyshet,
Veç nota të trishta në pentagramin e ikjes,
Brigjeve të ëndrrës nuk mund të ndodhte ndryshe,
Furishëm përplasen valët e pritjes.

Në molin e zemrës këputen litarët,
Në qiellin e syrit më mbildhen ca re.
Në shtëpinë e vjetër kujtimeve u lidhin plagët
Ca merimanga që punojnë me nge.

U flas dallëndysheve : Mos më lini këtu,
Por ato s’më dëgjonë e nguten për udhë.
Vetmia sillet nëpër dhoma kuturu
Si ky qiell shtatori me retë shtëllungë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s