Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi

 

30-VJET PA TY!
Babait tim, Hazis Hysit

Sot u mbushën plot 30-vjet
Që ike përgjithmonë në amshim
Gjallë je për ne, për jetë
I dashuri, i miri Babai im.

Ke qenë për ne Baba i mirë
I drejtë, i rreptë,kur duhej, pa dyshim
Po qe shpirtbardhë e xhevahir
Dhe, nga të gjithë, kishe nderim.

Sa bujar qe dhe sa miqësor!
Derëhapur për shokë e miq
Fjalën të”kripur” dhe plot humor
Për shokë e miq, qe KRISHT në kryq.

Ne, bijtë e tu, gati një”republikë”
7-fëmijë dhe njëzet mbesa e nipër
Por ti më qe”PRESIDENT” gati epik
Sa me ty,në krye, nuk kish dimër.

Se kishe behar në shpirt dhe sillje behar
Me buzë të qeshur dhe me urtësi
Ah,sa mall kemi për ty,Baba! Sa mall!
Ah, që nuk ma sheh lotin që varet mbi sy!

Sot ja… u mbushën plot 30-vjet
Sa na mungon,BABA! Sa na mungon!
Ti,mes nesh, do të jesh për jetë
Jo. Askush prej nesh nuk të harron.

 

DAFINËN E LAVDISË

Popullit tim ia vë dafinën e lavdisë
Se e ka ballin të bardhë në faqe të historisë
Sa për politikanët?Që të gjithë biçimë
Një tufë me gjemba,se janë përçmimë.

Politikanët na e nxinë faqen, na hodhën katran
Janë, kur thotë turku: pa dinë e imanë.
Mbollën mess popullit veç grindje e sherr
DANTJA, në gjallet, i dërgon në FERR!

Dhe për të ikurit që janë në kurbet
Një anije shprese, të fortë në direk
Që mos i tremb,as era dhe as dallga
Të zënë e të rikthehen(sidomos;ata me flokë të bardha)

 

KRONIKA E ZEZË

Po kur do sosesh,o moj “kronika e zezë”
E zezë:me vrasje e vdekje që ma shpif
Kur një”kronikë të tillë” do ta fut në varrezë
Do të ngopem me gaz; me jetë; me dritë.

“Linde” kur u hapën depot e ushtrisë
Sinjali “alarm” u ndje në eter
Për faqe të zezë( në ditët e demokracisë)
Shqipëria e bukur, u kthye në FERR!

U rrëmbyen armët dhe filloi anarshia
U ngritën KAJNËT dhe po vrsinin Abelët
Në arenë lufte u kthye SHQIPËRIA
Fajin kryelideri dhe paloliderët.

Nuk ka faj më të madh se të armatosësh një popull
Kur vendi nuk kërcënohej nga asnjë rrezik
Ka vrasje e grabitje për çdo ditë (sa të vjen mendja rrotul)
Fajtorë? Të gjithë ata që merren me politikë.

I shfrytëzojnë vrasjet për interesa të tyre
(Kur qemë në pushtet u vranë më pak!!!!)
Kur këtyre hijenave do t’u themi,lipsur të gjithëve!
Dhe kronikës së zezë t’i vëmë “kapak”.

 

AH, AI LOT!

Ah,ai lot që po rri fshehur
Si pikël e vesës nën petale
S’di se si, befas, nga unë është”derdhur”
Më “lagu” nëpër faqe.

E ndiej që lag faqet e mia
E shoh që po bën”pikiatë”
Kullon ky lot nga dashuria
Dhe çasti u bë mjaltë!

Mjaltë i pavënë mbi zjarr
Dhe unë e shijoj, e ndjej
Pikon i nxehtë valë
Sakaq e të rrëmbej.

Se loti qe sinjal
(Ç’do thoshe vallë më shumë?)
Puth e puth me mall
Dhe mbytemi në “shkumë”

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s