Kalendari poetik: Ángel González (1925-2008) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Ángel GONZÁLEZ

Kalendari poetik: Ángel González (1925-2008)

U lind më 6 shtator 1925 Ángel González Muñiz, poet i njohur spanjoll që i përket të ashtuquajturit ” Generación del 50″ (brezi i viteve ’50, ose bijtë e luftës). Është nderuar me çmime të shumta gjatë karrierës së tij letrare. Pas vitit 1974 ka qënë profesor në universitetin e New Mexico-s (SH.B.A) dhe deri sa ndrroi jetë vitin 2008 jetoi mes New Mexico-s dhe Spanjës. Prej vitit 1997 qe dhe antar i Akademisë Mbretërore Spanjolle. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë; kam edhe unë mbi njëzet shqipërime prej tij; ja një prej tyre:

ARTRIT METAFIZIK (Artritis metafísica)

Çdo femër më ka tërhequr për hunde
(pa përmendur hallate të tjera).

I lidhur
si majmun i stërvitur
nga shtrati në shtrat jam hedhur.

Sa përshëndetje të gëzueshme,
sa drejtpeshime të vështira në lartësi,
sa akrobaci të shkathta,
sa të qeshura!

Edhe pse qenë shfaqje gazmore,
ndonjëra edhe është ankuar nga pehlivanllëqet e mia,
dhe këtu s’ka ndonjë gjë për t’u çuditur;
në ato gjendje dalldisjeje
mua vetë
më është thyer zemra më shumë se një herë.

Është për të ardhur keq që ato goditje
nga dehja e fluturimit
atëbotë gati nuk ndjeheshin,
por ndonjë mbrëmje tani,
në vjeshtë,
kur shiu kërcënon
dhe të ftohtët afrohet,
ato gjëra fillojnë dhe sëmbojnë në shpirt;
dhëmbja ripërtërihet dhe nuk lejon
ëndrrën e ndërprerë ta vazhdosh.

Në këto raste e ke keq dhe asgjë s’të bën punë:
as ballsam i rremë i mallit,
as kënaqësia e pafundme e harrimit.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

One thought on “Kalendari poetik: Ángel González (1925-2008) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s