Poezi nga Sinan Vaka
Se…
Do ta gjeje një qoshk dielli në brinjë
edhe mes borës e ngricës farmak,
T’i çlodh kockat e pleqërisë,
s’ e njeh dorëzimin kau plak.
FLAMUJTË
Nën një koreografi të thjeshtë,
kur shuheshin dritat
dhe ndizeshin llampadarët,
nën një ritëm gjithnjëlloj të qetë
me evokime mesjetare,
shikoja valltarët,
në Kastelverde me kostume larushe,
valltarë që hidhnin flamuj në erë,
por në çast thellësisht jam trishtuar
për dhimbjen dyngjyrëshe.
Pyeta dikë pranë meje
për evokimin dhe sensin e kësaj feste ;
“ mah ! “ mospërfilli “ ndonjë rit feje,
ose ndonjë glorifikim mesjete“ .
Mu kujtua në portin e largët,
një ambulant dhe një polic zemërtharë,
që pisllëkut tregëtonin mbi një bankinë
Flamuj kombëtarë.