Kalendari poetik: Claude McKay (1889-1948) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Claude McKAY

Kalendari poetik: Claude McKay (1889-1948)

U lind më 15 shtator 1889 Claude McKay, shkrimtar dhe poet xhamaikan. Në vitin 1912 mërgoi në SHBA. Në rininë e tij qe tifoz i komunizmit, por i mjaftoi një vizitë në Bashkimin Sovjetik ato vite për t’i dalë droga e komunizmit, përqafoi doktrinën kristiane dhe u pagëzua. Në vitin 2002, studiuesi Molefi Kete Asante e vendosi në listën e 100 Poetëve më të mëdhej afroamerikanë. Ja një poezi prej tij:

NË DUHET ME DEK’ (If we Must Die)

Në duhet me dek, larg kjoft me kenë si thit’
Të lidhun e të ndrymë në nji ven të ndyt’,
Nsa përqark rrijn lefin do qen të tërbuem
Bash sikur tallen me fatin ton’ t’mallkuem.

A duhet me dek’? T’desim pra si fisnik’,
Prej gjakut ton’, mos ta çojm dam asnji pik;
Sa dhe ata përbindsha qi na sulmojn’
Edhe të dekun, prej zorit t’na nderojn’.

Vllazën! Me anmikun duhet m’u përlesh;
Le t’jenë ma tepër, s’janë ma trima prej nesh,
T’mbramen goditje, na duhet me ja njesh’!
S’na dridhet qerpiku kur vorri na pret!

Si burra përballë dekës, pa u friksue,
Njesh për muri, pa frymë, veç tue luftue!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s