Kalendari poetik: Vladimír Holan (1905-1980) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Vladimír HOLAN

Kalendari poetik: Vladimír Holan (1905-1980)

Poeti i njohur çek, Vladimìr Holan, u lind më 16 shtator 1905 në Pragë, ku studioi për drejtësi dhe letërsi. Pas Luftës II Botërore u bë antar i partisë komuniste, por rrreth vitit 1950 u largua nga partia dhe përqafoi katoliçizmin. Nga ai çast u tërhoq nga çdo veprimtari publike, në një farë mënyre, u muros për së gjalli, vetëm me librat; pas luftës I botërore, pas tmerreve të nazizmit, stalinizmi qe i padurueshëm për shpirtin e poetit. Atë gjendje shpirtërore e shpreh më së miri kjo poezi e tij:

S’ËSHTË PA VLERË JETA, PA VLERË JANË…

…Ma keni shpifur tashmë me pafytyrësinë tuaj,
që ndyni gjithçka që ju pëlqente
dhe s’e bënit dot për vete.

Por do të vijë, që ç’ke me të do t’ju vijë një mynxyrë
nga ato që as në ëndërr s’keni parë,
se ju ëndrra nuk shihni,
se Zoti kërkon të dëgjohet mirë ajo që ka shpikur,
do të vijë mynxyra, fëmijët e pijanecët e dinë mirë,
vetëm nga dashuria këtu mund të shpërthente hareja,
po të mos qe dashuria mundim,
vetëm nga dashuria këtu do të shpërthente lumturia,
po të mos qe dashuria mundim,
vetëm fëmijët e pijanecët e dinë…

Duhet me qënë gjallë në këtë jetë,
por ju s’jeni, sepse nuk jetoni
dhe nuk jetoni sepse nuk dashuroni,
sepse as veten nuk doni, lere më të afërmin.
Ma keni shpifur me trashësinë tuaj,
dhe në ende s’kam vrarë veten, është sepse
s’ia kam dhënë unë vetes jetën
dhe sepse ende dua dikë, meqë veten e dua…
Qeshni sa të doni, por vetëm shqiponja plagos shqiponjën
vetëm Brisida plagosi Akilin.
S’është pa vlerë jeta…pa vlerë janë shkërdhatat…

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s