Kalendari poetik: William Carlos Williams (1883-1963) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

William Carlos WILLIAMS

Kalendari poetik: William Carlos Williams (1883-1963)

W. Williams, poet, shkrimtar dhe mjek amerikan, u lind më 17 shtator 1883 në një familje mërgimtarësh portorikanë në New Jersey. Në vitin 1902 u rregjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Pensilvania. Kjo qe koha kur u njoh me të madhin Ezra Pound dhe Hilda Doolitle, miqësi që e lidhën me botën e poezisë. Mbaroi fakultetin në vitin 1906 dhe u nis të specializohej në pediatri-obstetrikë në Leipzig (Gjermani). Ndihmoi si mjek mbi 2000 nëna gjatë lindjes dhe asnjëra prej tyre nuk e dinte se mjeku i tyre qe poet. Nën ndikimin e Ezra Pound dhe rrymës së tij, “imazhizmit”, është dhe kjo poezi e tij që sjell sot për ju:

PARABOLA E TË VERBËRIT

Kjo pikturë e tmerrshme por e mrekullueshme
parabola e të verbërit
s’ka ngjyrë të kuqe

në tërësinë e saj çfaqet një tufë
lypsash që ecin njëri pas tjetrit
nga majtas lart për djathtas poshtë

tërthor tabllosë
duke hequr këmbët zvarrë
në moçalishte përfundojnë

në të gjithë pikturën
fillim e mbarim
as në sfond s’duket frymë e gjallë

veç ca fytyra të parruara
prej të varfërish
e zhelet e tyre

një pellg për të larë teshat
ca kasolle fshati
kambanarja me majucë e kishës

fytyrat ngritur lart
si kthyer nga drita
dhe asnjë hollësi e tepërt

në të gjithë tabllonë njëri ndjek
shkopin e tjetrit me shkopin e vet
në dorë fitimtar drejt fatkeqësisë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s