NDALET JETA NË TOKË / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

NDALET JETA NË TOKË

Rrugën bërë deri këtu
si deti kripën
fshehur e ke.
Farëz mbirë nga dherishta
në ballkon
je.
Nuk të pëlqen
çfarë përtoke e ca mbi të
sheh.
Asgjë e magjishme
rreth e rrotull as sot.
Ngre vështrimin lart
pak poshtë qiellit i ndal.
Një re pa formë
në punë është.
Don të bëhet diçka.
Ti e le të punojë
sytë i zbret në tokë.
asgjë lëviz dhe sot.
Rrugët janë ndalur edhe se mëngjes.
Era nuk don gjë të trazojë,
struket degëve të pemëve
aty fle.
Mendja jote bredh
sa andej rrotull
sa te unë
sa lart te reja
në qiell
që sipas teje e ka sot një ide.
Dominon qendrimi në vend.
Dita hap frëngjinë e vetme
nuk i pëlqen gjë rreth e qark
mbyllet në vetvete.
Asgjë lëviz gjithë ditën
përjashtuar ti
kur ngre vështrimin lart në qiell
për të satën herë
e sheh më né fund
se reja ka mbaruar punë
një zemër e madhe
e butë pambuk
është bërë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s