Poezi nga Shpresa Ymeraj

Poezi nga Shpresa Ymeraj
 
 
THJESHT SY
 
Looking at you, looking at me..
Sytë e tu det e qiell
më pushtojnë me kaltërsi,
sytë e tu të ngrohtë, diell,
kaq i ngrohtë, vetëm ti.
 
Sytë e tu lëndinë e blertë
më përkundin ëmbël-ëmbël,
bie çlodhem dhe, i dua,
s’di jam zgjuar, a në ëndërr.
 
Sytë e tu magji e rrallë
zjarr, dëshirë, dashuri,
jetë, ëndërr e përrallë
sytë e tu, në sytë e mi.
 
 
 
DASHURISË
 
Vështroj përgjatë një bregu
një vijë të bardhë shkume
se si e lëpin parreshtur gjuha e detit..
Një vijë të padukshme
dëgjoj që e thërrasin horizont.
Një vijë,
si dy gjinj t’shtrënguar mes duarsh,
djathtas e lakoj me sy,
edhe një vijë diagonale
që pingul hidhet në det
më shpon tejpertej në të majtë.
Dy kllapa i vijëzoj kokë me kokë
Mes përmes vatrës qe ngroh gjithë botën,
të cilës, rreth i shkoj gjithë jetën,
por nuk e vijoj dot.
 
 
BIJA IME
 
Bija ime mirëmëngjes,
pas xhamit të dritares mbështetur
rrezet e para të diellit dukë thëthirë
me sytë qashtërsisht të etur.
E qeshur, si fytyra e agimit,
si oksigjenin prej ajrit më rrëmben,
shtriqur si ylber në zemrën time,
miremëngjes, bija ime.
 
 
 
DIELLIT
 
Edhe pa m’i puthur buzët,
edhe pa më prekur ngrohtë,
edhe pa më përqafuar,
edhe pa më mbajtur fort,
edhe të më lësh mënjanë,
siç lë lulen në një kënd
edhe po të shkosh nxituar
unë vrapoj drejt kurthit tënd.
 
Advertisements

One thought on “Poezi nga Shpresa Ymeraj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s