Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

Trupi yt…
m’i fsheh misteret nën lëkurë;
duart e mia me 5 furça të buta
penelojnë piramidën e gjinjëve të tu
në ankthin e kujdesit;

se mos të shtrëngoj më fort
e pastaj… thyhet rënkimi me një ”oh”,
si vazo e çmuar qeramike
dhe puna ikën kot!

Patjetër,
në hartën e këtij trupi
fsheh varre të vegjël,
dashuri puthjesh në qafë, në gushë… apo në zverk,
tronditje që kaluan kur ishe 16- të.

Peneloj
mbi trupin tënd
me ankthin e kujdesit.
Dua të mësoj; tregoma vendin tim
zbulimin e madh, varrin e princit!

Unë ëndërroj si arkeolog,
dhe ti… mund të quhesh Egjipti!

 

***

Tani që lulet jane veç në kutitë e detergjentëve,
më vjen keq ta laj këmishën time.

Njolla me forma të çuditshme
kushedi, Art-i i ndonjë pijeje me ngjyrë. 
Xhepave, një çakmak të vjetër
Cigarja i ka hapur vrima gjithandej,
ashtu si krimbi bren gjethet e vjeshtës.

Përzierë ca thinja me flokët bjonde
njësoj, si lëvozhga e bardhë në trungun e pemëve.

Në tavllin ku luaj…
numrat 4 dhe 2, tregojnë zaret.
Ndoshta kemi të njëjtën moshë o shtator,
ndaj, s’dua ta laj këmishën.
Ndihem kaq në paqe, në
harmoni dhe i veshur me stil.

Thjesht, nëse do
e shkëmbejmë këmishën …
Kemi të dy një shpirt o vjeshta ime!

 

***

Duro dhe pak;
dielli është doktor i pavionit të fëmijëve.
Pas pak…
do t’i mjekojë të gjitha plagët e luleve.

Pambuk prej reve të lehta,
gërshërën nga bishti i dallëndysheve,
fasho…ndoshta merr atë vijën e bardhë, të gjatë
që lënë aeroplanët,
se ata kanë faj;
kur ikin, hapen plagët.

Duro dhe pak, fëminorja ime;
lulet, ende sytë me vesë.
Do të t’i pi
lotët në fund të mjekrës.

Pas pak, bëhet mëngjes!

 

***

Të kujtohet,
sa herë humbasim,
mbeten dy filxhanë kafeje.

Celula të denja
që t’i tregojnë fallxhores,
se ti më do më shumë mua se burrin
dhe unë më shumë se gruan.

Kur kthehemi në shtëpitë tona,
këndojmë,
pimë çfarë të ketë,
flemë si të jetë.

Në mëngjes, kafe prapë…
Nusja,me cembrein e fallxhores më thotë:
-Nuk bën të shoh serish fall.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s