Shenjë / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Shenjë

Fjalët e mia, si të fundit fije
shkruar kodeve mistike
trajtave trishtim,
për diellin kafshuar dhëmbëve kohë
e atë pak cohë qiell
fshehur vështrimit
të engjëjve zbritur tokës pafajsisht.

Mendimet e mia
shpëlahen fasadës që shfaq madhështinë
në themele zhgënjimi
me shpirt në thembër akili
botës që mbetët veç një imazh,
përherë e më pranë duarve të stërgjatura,
që rrëmojnë më kot zbrazëtisë.

Dëshirat e mia,
një krah i thyer shtegtimit mbi det,
aty ku drita humb e feks përsëri,
lutjes së kahershme,
që paqja të përkundë velat përmbi valë,
si shenjë e përjetshme e të vetmit lundrim!

@ julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s