Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Ditë paravjeshtore

Ditë paravjeshtore,
Ditë e parë shkollore,
Diku hapet një shkollë e re,
Diku mbyllet një shkollë tjetër,
Ca fëmijë i gëzove
E ca të tjerë i trishtove…
Ditë paravjeshtore.

Po bien gjethet e para të vjeshtës…

 

Nuk ish mëkat…

Ne mëkat s’kemi bërë hiç,
Moj mikja ime e mirë,
Kur buzët i prekëm një çik,
Ne kishëm të njëjtën dëshirë.

Ndaj nuk e harruam ,
Puthjen tonë të parë,
Me shijen e saj jetuam,
Oh sa vite me rradhë.

S’di pse kaq larg,
Rrimë ende të dy,
Dhe kemi ndrojtje prap,
Të shihemi në sy!

E ç’mëkat bëmë ne,
Në atë kohë me rini,
Për qiell e për dhe,
Betohem që s’e di !!!

 

Bisedë me një lule

Në mes luleve në balkon,
Një trëndafile po më vështron,
Ju afrova, i preka petalet
Dhe i fola:…
Ah moj trëndafile e bukur je ti,
S’di pse më kujtove një kohë me rini?
Atëhere trwndafilat të bukur si ti ishin,
Por kishin dhe aromë që të dehnin shpirtin.

Ah moj trëndafile,
Ti nuk e di se pas pak kohësh,
Veten tënde ndryshe do e shohësh,
Petalet do të vyshken do të bien,
Do thahesh, do lesh vetëm hijen.

Kur ja putha petalet,
Ndjeva në buzë një aromë rinie.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s