Poezi nga Rita Hasi

Poezi nga Rita Hasi

 

Dashuri poeti

Shembet monumenti
i përqafimit të parë
gjurmët varrosur nën pllaka guri
shkallët e Teatrit parfumonin
aromën e puthjes
unë….

Unë tê kërkoja
në hapa kalimtarësh
Ti…

Ti sodisje
bukuritë e grave
rreth kështjellës tënde…!

 

***

Vetëm deti fliste atë mëngjes
Ne të dy vështronim
Yllin e quajtur Afërditë

Buzët ledhatonin fytyrën
Si flutura lulet
Për të zhveshur dashurinë

As zemrat s’fjetën tërë natën
Të pangopura thithnin mëngjesin
Si bleta nektarin?

 

***

Rrjedh
rrjedh ky ujë burimi
porsi epshi yt dihat
ndjell për rreth gjith të eturit
që të gjith në të pinë
që të gjith në të të lahen

fryn një fllad përmbi të
porsi fryma tij e ngrohtë
që të gjithve u fal pak frymë
të jetojnë pakëz më shumë

unë bri teje jam e tharë
kam sa shekuj pa u larë
kam sa kohë frymë pa marrë

se si rrjedh ky ujë burimi
nëpër shpirt që s’është i imi
bri teje krejt e tharë
gëlltis ujë me të qarë…

Advertisements

One thought on “Poezi nga Rita Hasi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s