Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

TRARËT E THINJUR

U bë kohë
që trarët e thinjur të çative
ankohen nga reumatizma,
krimbat janë burrëruar,
me grada e ofiqe,
s’merren me vogëlsira!

Qentë e sharjeve
shurrojnë
mbi patericat e ditëve pa horizont.
Gjymtyrët e urave të kalbura
qajnë rivdekjen moderne.

Hëna humbet
në gjysmën e harresës…
drapërinjtë e përbaltjeve
korrin të nesërmet.

 

KAQ SHUMË MASKA

Në kopshtet e jetës shetisim hutuar
Ka zogj e lule shumëngjyrësh, plotë.
Magjia e tyre me magji mbuluar
Por askujt nuk ia shikon fytyrën dot!

Të tërë nxjerrin aromën ndjellëse,
Ngjyrat e këngës përhapen në eter
Maska e shpirtit nën mbulesën therëse
Pikon helmin që kurrë nuk shter!

Kështu është ndërtuar tani kjo jetë,
Të tërë rendin pas dritës së vetëtimës
Dhe jeta jonë, ajo jeta e vërtetë
Endet pa emër, rrjedhur prej enigmës!

Dhe pyet poeti, pyet përmes vargut,
Pyet botën që vetë e ka ndërtuar:
Ku ishte Zoti kur u fut qoftëlargu
Ku është tani, në ç’qiell ka shkuar?!

Kaq shumë maska, kaq shumë klithma
Kaq shumë lule pa erë dhe pa shije
Nuk ka më shtigje, ka vetëm prita
Qielli rrëzon gurë, nuk ka më yje!

Oh, ju lutem mos na merrni për antizot,
Bëhemi tërmet kur shohim kaq maska!
Duam të qajmë, por nuk kemi më lotë
Duam të kemi dritë, jo tym ndër vatra!

 

KËRKOJ

Dielli nuk më ngrohu kurrë,
Hëna më la në vetmi
Yjet s’më treguan një udhë
Nata-natë, nuk ka më zi!

Lutjet më ranë në humnerë,
Këmbëzbathur në udhë të fatit
Përgjëruar për një copë qiell
Rrugët-gremina mes akullit!

Kërkoj duar që të kapem,
Kërkoj shkallë që të ngjitem,
Kërkoj zemra të më hapen
Kërkoj zjarr pa le të digjem!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s