Fragment nga romani “Kujtime të trishta” i autores Lela Kokona Dardha

Fragment nga romani “Kujtime të trishta” i autores Lela Kokona Dardha

Papritur re të zeza mbuluan qiellin,menjëherë filloi një shtrëngate e fortë shiu.Vetëtimat e bubullimat e bënin më të frikshëm shiun që përplasej me forcë në xhama e mbi asfalt.Violeta u ngrit nga krevati,hapi perdet e trasha për të ndriçuar dhomën.Hodhi vështrimin tej xhamave të dritares,shiu vazhdonte.U shtri përsëri.Lehja e qenit i ishte bërë refren i çdo mëngjesi. Zhyti kokën nën jastëk për të mos dëgjuar lehjet e qenit,por më kot.Tashmë gjumi i kishte dalë e pamundur të flinte më.Megjithatë rrinte shtrirë në krevat, nuk ishte më ajo Violeta e gjallë, energjike,e qeshur,aktive,ndihej e pafuqishme.Fëmijët filluan të ndjenin shumë mungesën e mamit,përkujdesjen e saj,u mungonin përkëdheljet…Sa herë që strukeshin në gjoksin e së ëmës,një ngrohtësi u depërtonte në shpirt.Atë mëngjes ,Alma, vajza e madhe,hapi televizorin,ishte një emision për festën e 8 Marsit festa e nënës.Zëri i lartë i televizorit,zgjoi Inën ,vajzën e vogël 6 vjeçare.Ina,u ngrit duke rregulluar flokët e saj të shpupuritura,
–“Alma, po mami është ngritur nga krevati? ” e pyeti Ina me një zë që shprehte pasiguri ,një pyetje që përgjigjen e kishte brënda.
— Jo Ina, zgjuar është ,por më tha se do rrinte dhe pak.
–Sa do doja ta besoja se vërtet do qëndroj edhe pak e do të ngrihet nga ai krevat! –shtoi Ina e dyzuar në atë që tha, me një pasiguri në vetvete.
–Bobo,harruam ti thonim babit që të blinte lulet për tia dhuruar mamit !!
–Hë se babi e di vetë ,mesiguri do ti blejë ,ashtu bëri dhe vjet harrove?,e qetësoi Alma.
Ina u drejtua nga dhoma e mamit të saj, trokiti në derë dhe iu fut mamit drejt e në krevat duke e pushtuar me të puthura e po shijonte përkëdhelitë e mamit që, i kishin munguar shumë.
— Mirmëngjes zemra ime e vogël! Sa ësntë ora?
–Dymbëdhjetë, — i tha Ina,–prandaj po flisnim me zë të lartë me Almën.Violeta vështroi orën e murit e u ngrit duke pyetur vajzat nëse kishin ngrënë mëngjes.
–Po mami, e shtruam vetë tryezën ,e përgatitëm dhe për ty, donim të bënim surprizë.
–Ashtu zemra mamit,ju u rritët, të jeni të pavarura, mësohuni dhe një buzëqeshje e lehtë i lulëzoi në buzë,por ajo buzëqeshje pasoi dhe një lëkundje të lehtë të kokës ,një pasiguri në vetvete….
Sytë e dy vajzave mbetën te dera në pritje të babait .Kur do uronin mamin për festën e saj?
Shpresonin që babi të vinte me një tufë të madhe lulesh e plotë aromë .Violeta bëri të ngrihej ,veshi rrobdishanin dhe u drejtua për nga dera.
–Oh,çmu morën pak mendtë,!– tha ajo dhe vështrimin e drejtoi nga Ina duke u lëshuar mbi krevat.
–Ina, më fal zemër,do të qëndroj edhe pak në krevat,sa të marr pak veten, spaskam fuqi fare.Ina e shikonte e trembur fytyrën e saj të verdhë dyll dhe duart që i dridheshi si të ishte një plakë e vjetër dhe jo një nuse 35 vjeçe.Ajo e përkëdhelte e puthte të ëmën me dhimbje.Lotët i rrëshqisnin nëpër faqet e saj të njoma.Nderkaq u dëgjua një trokitje në derë,ndihej njëfarë padurimi në atë trokitje.Nëna nxitoi të hapte derën.Ishte Albani, por tashmë me një pamje shqetësuar.Vajzat, nuk guxuan të pyesnin për lulet,sepse ai zuri nënën e tij nga krahu duke e tërhequr nga dhoma e saj.Ina, duke parë zbehjen e babit dhe tronditjen e tij, u bë kurioze të dëgjonte apo më mirë të përgjonte pas dere. Arriti të dëgjojë fjalën “leuçemi” .Sigurisht,ajo skuptoi asgjë nga ajo fjalë,por kuptoi se ishte diçka e rrezikshme,dëgjoi fjalën se është në rrezik për jetën.U drejtua te dhoma Violetës,por i mbajti këmbët.
–” Si ta pyes mamin, po sikur ajo fjalë e frikshme të kishte të bënte me mamin tim?” –Ajo e lidhi këtë hamendje edhe me gjendjen shëndetësore të së ëmës kohët e fundit.Një drithërim ia përshkoi trupin.
–“Sa budallaqe që jam, as që bëhet fjalë për mamin tim…” –mendonte Ina.Vrapoi tek krevati i Violetës, u fut në gjoksin e saj dhe e pyeti:
–“Mamushi im, si je?
Violeta. e mbajti veten,nuk donte ta shikonte vajza të ligështuar.Ndërkohë hyri Albani,
–“Zemër na duhet ta shtrojmë mamin menjëherë në spital.Ina filloi të qajë.
–“Jo, zemra ime, mos qaj. Ju premtoj që, do të kurohem e do të kthehem shpejt……Ambulanca u nis,Ina vrapoi disa hapa pas saj duke qarë, e ndjente veten të braktisur.E shoqëroi ambulancën me sy deri sa u zhduk në rrugët e zhurmshme të Tiranës,ndërsa lulet mbetën mbi krevat.

 

Lela Kokona Dardha

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s