Kalendari poetik: Jaroslav Seifert (1901-1986) / Përgatiti matreialin Maksim Rakipaj

Jaroslav SEIFERT

Kalendari poetik: Jaroslav Seifert (1901-1986)

Poet dhe gazetar çek, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1980, u lind më 23 shtator 1901. Qe 16 vjeç kur ndodhi revolucioni rus bolshevik. U bë dhe antar i partisë komuniste; punoi nga viti 1923-1929 në gazetën komuniste Rudé Právo. Por vitin e fundit atje, e përjashtuan nga partia sepse bashkë me gjashtë shkrimtarë të tjerë kundërshtuan udhëheqjen staliniste të partisë. S’u kthye më në atë parti. Nderohet në Çeki jo vetëm si poet, por edhe si luftëtar i fjalës së lirë. Kur u shpall fitues i çmimit Nobel, poeti qe i moshuar dhe i sëmurë në spital, qeveria komuniste çeke nuk lejoi sekretaren dhe të birin e tij të shkonin në Suedi për tërheqjen e çmimit. Një thënie e tij:”Nëse një shkrimtar është i heshtur, ai po gënjen.” Nga shqipërimet që kam prej tij përzgjodha këtë:

VETËM NJË ZOG VDES KËSHTU…

Kështu veç një zog mund të vdesë
Kur bie si plumb përmbi vesë.
Dhe këtë, askush s’e spjegon dot,
As këtë, as tjetër gjë pse ndodh.

Ndoshta bie që lart nga retë,
Ndoshta një copë llavë e djeg.
Kështu veç një zog mund të vdesë
Kur si plumb bie përmbi vesë.

Gjithë toka nga hiri mbuluar,
Mes lypsash gjallëvdekur zbuluar
Terrin çan dhe dritën kap vetë
Që drit’e lavdisë nuk e jep.

Kështu veç një zog mund të vdesë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s