Kalendari poetik: William Faulkner (1897-1962) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj!

William FAULKNER

Kalendari poetik: William Faulkner (1897-1962)

Shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe poet amerikan, u lind më 25 shtator 1897, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1949. Një nga romancierët më të rëndësishëm amerikanë. Mbiemri i tij i vërtetë qe Falkner, që u ndryshua gabimisht në Faulkner prej njërit nga botuesit e romaneve të parë të tij; William nuk bëri zhurmë, përkundrazi prej asaj dite mbajti mbiemrin Faulkner, si njihet edhe sot. Në romanet e tij ndoqi ecurinë e rrymës së filluar nga James Joyce, Virginia Woolf, Marcel Proust etj., që u quajt “përroi i ndërgjegjes”. Ja përzgjedhja ime në përkujtimin e shkrimtarit nobelist amerikan:

DHJETOR: PËR ELIZËN

Ku fluturoi pranvera që njohëm bashkë?
Çdo degë e vitit të shkuar mbet’ e xhveshur;
Por duart e tua si rroknin dimrin pashë
T’ia shkundnin shiun dhe ta linin të qeshur.

Sikur të shkundej nga pem’ e gjumit trishtimi,
Dhe të mbytej ndër ujrat që shpërthen pranvera,
Nuk do t’i mbetej ditës grimë dëshpërimi,
Gjithë vitin e hidhur s’do t’më mbetej zemra.

Për zemrën e mjerë m’ishe lule me erë,
M’ëmbëlsoje pranverën edhe kur vonohej;
Ishe flladi që tek unë sillte pranverë
Brenda një kopshti që vazhdonte të shkretohej.

Ishe vetë pranvera, çdo maj e qershor
Në shtatin tënd shndrinte, por tani veç mërzi,
Gjithnjë shi, hëna shuar, dielli ndrit me zor,
Gjithë bota errësirë, o Bukuri.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

One thought on “Kalendari poetik: William Faulkner (1897-1962) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s